E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e aksioneve evropiane rrit çmimet e naftës

New York, 18 gusht - Nafta bruto është shtrenjtuar sot në bursën e New Yorkut për herë të parë në pesë ditët e kaluara, pasi që rritja e aksioneve në Evropë dhe dobësimi i dollarit kanë vendosur në plan të dytë ngadalësimin e rimëkëmbjes globale ekonomike, që mund të sjellë reduktimin e kërkesës për karburant në botë.

çmimi i naftës së “lehtë” amerikane për furnizimet në shtator në bursën e New Yorkut është rritur për 72 cent, në 75.96 dollarë për barel, ndërsa nafta në bursën e Londrës është rritur për 1.04 dollarë, në 76.67 dollarë për barel, ka raportuar agjencia AP.

Të gjitha indekset e aksioneve evropiane janë rritur sot, të udhëhequr me rritjen e indeksit në Berlin e Londër për një për qind.

Dobësimi i dollarit ka ndikuar në shtrenjtimin “e arit të lëngshëm”, duke e bërë më të lirë për investitorët që disponojnë valuta të tjera. Euro është forcuar sot duke arritur në 1.2874 dollarë, krahasuar me dje kur ishte 1.2809 dollarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›