E Shtunë, 31 Tetor 2026

Centralet bërthamore në Gjermani paguajnë për të punuar

Berlin, 18 gusht – Kompanitë gjermane të energjisë i kanë ofruar qeverisë së këtij vendi të paguajnë miliarda euro që të lejohen të mbajnë “në jetë” centralet e tyre bërthamore.

Kompanitë dëshirojnë që qeveria të heqë dorë nga vendosja e taksave të paralajmëruara për karburant bërthamor, ka njoftuar gjiganti i energjisë RWE.

Drejtori ekzekutiv i RWE, Jurgen Grosman, i ka sugjeruar autoriteteve t’i japë gjysmën e fitimit shtesë të arritur gjatë kohës së zgjatur të punës së centraleve bërthamore. Fitimi shtesë i 17 centraleve bërthamore në Gjermani mund të arrijë nga katër deri në pesë miliardë euro në vit, transmetojnë mediet serbe.

Në Gjermani, që një kohë po vazhdon debati lidhur me vendimin e marrë para dhjetë vjetëve se të gjitha centralet bërthamore në këtë vend duhet të mbyllen deri më 2021.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›