"Zgjedhjet e parakohshme, gabim, te bashkepunojme"
Kryeministri Berisha deklaroi se Kushtetuta e vendit nuk e lejonte qe vendi te kalonte ne zgjedhje te parakohshme. Por ne konferencen e djeshme per shtyp, Berisha theksoi se edhe nese vendi do te shkonte ne zgjedhje te parakohshme ai ishte i sigurt per fitore. "Po te me lejonte Kushtetuta do ti shpallja zgjedhjet e parakohshme qe neser, sepse jam i sigurt se do te arrija nje fitore edhe me te thelle se kjo qe kam", deklaroi kryeministri. Sipas tij, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama duhet te kuptonte se me zgjedhje te lira dhe te ndershme si ato qe u zhvilluan, asnjehere ai nuk mund te dilte fitues. "Sa here qe zgjedhjet kane qene te lira dhe ndershme, qytetaret kane votuar per mua", theksoi Berisha. Kryeministri deklaroi se Rama kishte gabuar qe nuk kishte pare arkiven e zgjedhjeve ne Shqiperi, per te parashikuar edhe fatin e tij ne zgjedhje. Sipas Berishes, problemi madhor te kryetari i PS-se, Edi Rama eshte sepse ai i ka raportet e veshtira me lirine dhe mungesa e saj beri qe Partia Socialiste te humbte zgjedhjet e zhvilluara ne 28 qershor.