E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama, mashtroi nderkombetaret

"Edi Rames i mbetet vetem te largohet, pasi ka mashtruar me karten e standardeve te munguara ne zgjedhje"

Fatjona Mejdini

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama mashtroi qytetaret dhe faktorin nderkombetar, me karten e manipulimit nga ana e mazhorances, te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Dhe per pasoje, i mbetet qe per kete mashtrim te largohet. Kete konkluzion nxori nenkryetari i Partise Demokratike, Astrit Patozi, dje ne nje deklarate per median, dhene nga selia blu, teksa nuk ka reshtur me sulmet ndaj kryesocialistit Rama. Deputeti i PD-se paraqiti dje ne konference edhe nje leterkembim mes PS-se dhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ne lidhje me pretendimet e socialisteve per Qarkun e Beratit. Sipas Patozit, PS ka marre nga KQZ, pas kerkeses zyrtare ndaj ketij institucioni, kasetat filmike te Beratit dhe pas ekzaminimit te tyre me 10 korrik, eshte kuptuar se nuk kishte asnje material, i cili mund te fliste per manipulime votash ne kete qark. "Duke dashur te gjeje "gjilperen ne kashte", PS i ka kerkuar KQZ qe t'i vendose ne dispozicion, kasetat filmike te Beratit dhe ky i fundit, i eshte pergjigjur me shume korrektese. Pasi ka marre disa prej tyre deri ne date 10 korrik dhe nuk ka gjetur asnje "fije" ku te kapet, pasi gjithcka ka qene kundrejt ligjit, Rama ka nderprere marrjen dhe evidentimin e te gjitha kasetave", sqaroi nenkryetari i PD-se, Astrit Patozi. Sipas tij, ndonese PS dhe kryetari i saj, Edi Rama, e dinin se nuk kishte asnje material komprometues per manipulime ne zgjedhje, ata vazhdonin te genjenin opinionin publik, se gjoja i ishin vjedhur mandatet e deputeteve. Numri dy i demokrateve, Patozi, theksoi se agresiviteti i Edi Rames per zgjedhjet ka qene i pajustifikuar, pasi e dinte shume mire qe kishte humbur dhe nuk kishte asnje prove qe mund te tregonte abuzime me zgjedhjet. "Komunikimi zyrtar i KQZ-se me PS-ne per kete ceshtje e nxjerre te zbuluar Edi Ramen dhe e zhvlereson teresish, fushaten e tij agresive per te cenuar integritetin e procesit zgjedhor", deklaroi Patozi. Sipas tij, Berati dhe shperndarja e mandateve ne kete qark, ka qene karta me e forte e Edi Rames, me shume se tre jave rresht per te hedhur balte mbi zgjedhjet. Nisur nga keto informacione, nenkryetari i PD-se, Patozi, deklaroi se Edi Rames i mbetet te largohet nga skena politike, sepse ka mashtruar rende jo vetem votuesit, por edhe nderkombetaret ne lidhje me manipulimet e manipuluara ne zgjedhje. "Edi Rames, i mbetet vetem te largohet pasi ka mashtruar me karten e standardeve te munguara ne zgjedhje, komunitetin nderkombetare dhe vete zgjedhesit shqiptare", deklaroi Patozi. Ne menyre te vazhdueshme perfaqesuesit e mazhorances, i kane bere thirrje Edi Rames, qe te pranoje rezultatin e zgjedhjeve dhe te mos fshihet pas manipulimeve te pretenduara.

Berati

"Komunikimi zyrtar i KQZ-se me PS, e nxjerre te zbuluar Edi Ramen dhe e zhvlereson teresish fushaten e tij agresive, per te cenuar integritetin e procesit zgjedhor", deklaroi Patozi. Sipas tij, Berati dhe shperndarja e mandateve ne kete qark, ka qene karta me e forte e Edi Rames.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›