E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ voton 7-0, mandatet e kontestuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau dje, mandatet e mbetura per deputetet qe fituan ne 28 qershor. Me mbylljen e procesit te ankimimit ne Kolegjin Zgjedhor, KQZ shpalli unanimisht, duke votuar te 7 anetaret, fituesit ne zgjedhje edhe per Qarkun e Tiranes, Fierit dhe te Shkodres, duke kompletuar keshtu 140 deputetet qe do te perbejne Kuvendin e ardhshem. Me shtate vota pro dhe asnje kunder, anetaret e KQZ-se dhane dje zyrtarisht mandatet per 16 deputete ne Fier, ku 9 mandate jane fituar nga PS, 7 nga PD dhe nje mandat nga LSI. Po keshtu, vendim unanim u dha edhe per ndarjen e mandateve ne Tirane. Ketu raporti per dy forcat e medha politike ishte i barabarte. 15 mandate te deputeteve u fituan nga PD dhe 15 nga PS, nje mandat u more nga Partia Republikane dhe nje nga LSI. I pandryshueshem mbeti rezultati edhe ne Shkoder, 7 mandate u fituan nga PD dhe 4 nga selia roze. Me kete vendim, perfundoi dhe ndarja e mandateve per 140 deputete qe fituan ne 28 qershor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ku pavaresisht kontestimeve nga ana e socialisteve per Qarkun e Tiranes dhe te Shkodres, vendimi i Kolegjit Zgjedhor eshte respektuar ne menyren me rigoroze, nga ana e perfaqesuesve socialiste ne KQZ, duke votuar pro ndarjes se mandateve ne keto dy qarqe. Kryetari i komisionit, Arben Ristani, u shpreh se KQZ do te shpalle ne menyre zyrtare dhe perfundimtare, rezultatin e zgjedhjeve ne 1 gusht. Ky komision do te respektoje sanksionet e Kodit Zgjedhor, ku theksohet se kandidatet dhe partite politike kane te drejte te ankohen per vendimin e djeshem te KQZ-se, brenda pese diteve ne Kolegjin Zgjedhor te Gjykates se Apelit. Pas kesaj, Komisioni do te shpalle fituesit zyrtare te zgjedhjeve. Apelimi ne Kolegjin Zgjedhor i partive politike kunder rezultatit te zgjedhjeve, nuk iu sherbeu aspak atyre ne ndryshimin e rezultatit. Ndonese forcat politike, tentuan te ndryshojne rezultatin e zgjedhjeve ne pese qarqe te medha te vendit, si ne Tirane, Shkoder, Berat, Fier apo Durres, tentativa e tyre deshtoi. Shperndarja e mandateve per 140 deputetet, duhet te behej ne baze te ligjit te zgjedhjeve, brenda ores 17:00 te dites se neserme te zgjedhjeve, ne 29 qershor. Ligjvenesit menduan se sistemi i ri zgjedhor, do te mundesonte nje proces numerimi te shpejte dhe pa probleme. Por nuk rezultoi keshtu. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mundi te ndaje mandatet per 140 deputetet vetem diten e djeshme, rreth nje muaj pas mbylljes se procesit zgjedhor. R. Rapushi

Vendimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do te shpalle fituesit e gares elektorale te 28 qershorit, ne 1gusht. Pas ndarjes se mandateve edhe per Qarkun e Tiranes, Fierit dhe te Shkodres, procesi mbyllet zyrtarisht ne 1gusht.

Ndarja

Partia Demokratike, eshte ajo qe ka marre numrin me te madh te mandateve te deputeteve ne keto zgjedhje me 68 te tilla. Me pas vjen PS me 65 mandate, LSI 4, PR 1 mandat, PDBNJ 1 dhe PDI 1 mandat.

Patozi: Kryetari i PS mori nga KQZ kasetat per Beratin dhe pa, qe asnje shkelje s'ishte e evidentuar. Ra alibia e tij, per parregullsi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›