Bylykbashi: Problemet me zgjedhjet, jo prej Kodit
Megjithese keto zgjedhje nuk arriten t'i shpetonin problemeve, ato nuk ndodhen per shkak te Kodit te ri Zgjedhor. Oerd Bylykbashi, nje prej hartuesve te ligjit te zgjedhjeve, thote se mungesa e vullnetit politik per te lexuar drejt paragrafet e tij, shkaktoi ato qe u perceptuan si problematika, gjate dhe pas 28 qershorit. "Une mendoj qe Kodi Zgjedhor ka lene shume pak hapesira per probleme, te cilat mund te jene evidentuar ne keto zgjedhje. Pikerisht mungesa e ketij vullneti, eshte ajo qe ka vene ne pah ato qe disa i perceptuan si mangesi teknike te Kodit, po qe ne fakt nuk ishin gje tjeter vecse keqinterpretime, keqperdorime me mungese vullneti te mire, e shpeshhere dhe me keqdashje per te destabilizuar procesin, per ta cuar ate ne tejzgjatje, per t'i ulur kredibilitetin. Te gjitha keto treguan qe jemi perpara perpjekjesh per te destabilizuar procesin dhe kur ligji eshte shume i mire", tha Oerd Bylykbashi, ekspert, hartues i Kodit.
Tashme kur zgjedhjet presin vetem certifikimin formal ne fundjave nga Komisioni Qendror, per Bylykbashin ne 28 qershor u arriten standarde, qe me pare vetem mendoheshin. Kjo, sepse u arrit te shmangej "Dushku" dhe skenat e dhunshme ne qendrat e votimit.