Gjykata e Vlorës, 5 vjet burg dhe 2 000 000 lekë gjobë për Strati Xhelilin

Gjykata e Rrethit të Vlorës ka shpallur fajtor shtetasin Strati Xhelili për falsifikim dokumentash.Ky vendim erdhi pas regjistrimit të proçedimit penal të Prokurorisë të Rrethit Vlorë, lidhur me hetimin e regjistrimit te një sipërfaqe trualli prej rreth 500 m2 ne lagjen "24 maj" te qytetit te Vlorës nga i pandehuri Strati Xhelili, lindur ne fshatin Dukat Vlore dhe banues ne lagjen "24 maj" Vlore, regjistrim i cili është dyshuar se është kryer duke mashtruar punonjësit shtetëror dhe përdorur dokumentacion te falsifikuar. Nisur nga kjo Gjykata e Rrethit Vlorë vendosi:
1- Deklarimin fajtor te pandehurit Strati Xhelili për veprën penale te "Falsifikimit i dokumenteve" ne formën e përdorimit te tyre me shume se një here dhe dënimin e tij me 2 vjet burg dhe 500 000 leke gjobe.
2- Deklarimin fajtor te pandehurit Strati Xhelili për veprën penale te "Pastrimit te produkteve te veprës penale dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim dhe 2 000 000 leke gjobe.
3- Ne zbatim te nenit 55 te Kodit Penal ne bashkim te dënimeve dënimin e te pandehurit Strati Xhelili me një dënim te vetëm me 5 vjet burgim dhe 2 000 000leke gjobe.
Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit dhe ekzekutimi i kohës se pavuajtur te tij te behet ne një burg te sigurisë se zakonshme. Provat materiale,dosjet origjinale te pronësisë se shtetasit Strati Xhelili te sekuestruara ne Z.V.R.P.P. Vlore me procesverbalin e datës 23 korrik 2010 dhe 15 Nëntor 2010 ti kthehen kësaj zyre.