Spitali i Durrësit, përgjigje spitalore ndaj emergjencave civile
Durrës- Reforma për forcimin e kapaciteteve spitalore u testua ditën e sotme në spitalin Rajonal të qytetit të Durrësit. Përballimi me efikasitet i emergjencave nga ekipet mjekësore si një plan veprimi ndaj ndihmës emergjente u demonstrua sot për herë të parë në vendin tone.
Edhe pse ende infrastruktura spitalore nuk i ka kapacitetët e duhura për përballimin e fatkeqësive të medha, në spitalin e Durrësit një fluks i madh pacientësh u perballua sot gjatë demostrimit.
Ky projekt i emergjencave civile do fillojë shtrirjen e tij në të gjitha spitalet e vendit. Po ashtu mesohet se ditën e sotme kanë mbërritur pranë këtij spitali edhe dy aparatura, skaneri dhe rezonanca magnetike.
Shkrime të tjera me interes: