Papa mbështet mësuesen që i bënte fëmijët të qanin nga frika
Një mësuese e studimeve fetare, e cila u pezullua për shkak se mësimet e saj i kishin bërë fëmijët të qanin nga frika, mori mbështetjen e Papa Benediktit XVI.
Cristina Vai, 55 vjeç, mësuese prej 30 vitesh, mori masën disiplinore pasi prindërit ishin ankuar se fëmijët largoheshin nga ora e saj të tmerruar e me lot.
Ata thonë se trembeshin shumë nga përshkrimet grafike të betejave mes engjëjve dhe djallit në Librin e Apokalipsit.
Vai thotë se mbeti e shokuar pasi u pezullua. Ajo informoi deputetin e zonës dhe ai i shkroi një letër Papës duke i përshkruar incidentin.
Por Vai u habit edhe më shumë kur mori brenda pak ditësh një përgjigje nga një asistent i Sekretarit të Shtetit papal. Ai i shkruante në emër të Papës duke e falënderuar me gjithë zemër për besimin që tregonte. Ati i Shenjtë ju falenderon me gjithë zemër për gjestet e besimit dhe për ndjenjat që ju kanë frymëzuar. Ai ju dërgon nga zemra një bekim apostolik, të cilin e shtrin edhe mbi fëmijët në klasën tuaj, thuhet në letër.
Vai thotë se ajo letër e ka qetësuar zemrën e saj.