Tiranë, inagurohet biblioteka më e madhe universitare në vend
Tiranë- U inagurua sot biblioteka më e madhe universitare në vendin tonë, e Universitetit Amerikan të Tiranës. Kjo bibliotekë ka një fond prej 50 mijë librash, duke bërë që të jetë gjithashtu një nder më të medhatë në rajon.
Mesohet se brenda janarit të 2012-tës kësaj biblioteke do ti shtohet dhe një kontigjent tjetër me 25 mijë libra.
Në një deklaratë për shtyp të Bashkisë së Tiranës, bëhet me dije se UAT-ja i ka dhuruar bibliotekës së bashkisë një fond prej 3 mijë librash. I pranishëm në këtë ceremoni kryebashkiaku Basha u shpreh se biblioteka është një dëshmi e qartë e ritmeve të botes universitare në vendin tonë.
Kjo bibliotekë eshtë dëshmia më e qartë e ritmeve me të cilat bota universitare dhe shoqëria shqiptare po ecen drejt objektivave që i kemi vënë vetes, si një shoqëri e gatshme, e denjë dhe me energji e potencial të plotë, për të realizuar integrimin europian, në çdo dimension të tij- deklaroi kryebashkiaku Basha.
Duke theksuar më tej se bashkia e kryeqytetit nuk do të jetë indiferente ndaj energjisë së botës universitare në kryeqytet.
Bashkia do të marrë përgjegjësi të plota, për një akses sa më të madh dhe më të pasur ndaj librit në qytetin e Tiranës, por Bashkia nuk mund të anashkalojë, as të mbyllë sytë apo të tregohet indiferente ndaj energjisë së jashtëzakonshme që përfaqëson bota universitare në Tiranë- tha më tej kreu i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha.
I gjithë ky fond është dhuratë e organizatës amerikane International Book Project me mbështetjen e USAID-it.
Ibrahim Sako/IDEA
Shkrime të tjera me interes: