E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te prekurit me HIV te persekutuar

Personat e prekur me HIV/AIDS, në vend vazhdojnë të ndeshen me probleme sociale si papunësia, diskriminimi në ambientet e punës dhe në shkolla. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, thonë se këto probleme  vihen  re më shumë në qytetet e mëdha si Tirana apo Vlora, ndërkohe që shqetësim për këta persona vazhdon të mbetet trajtimi me retroviralë, të cilët janë të kushtueshëm.

“Janë një sërë medikamentesh të tjera që u duhen këtyre fëmijëve për probleme të ndryshme shëndetësore që këto familje janë të detyruara që të blejnë. Në këtë rast ne mendojmë se duhet të ofrohet një ndihmë më e madhe për të përballuar këto shpenzime” thotë Marjeta Dervishi, mjeke infektologe e programit HIV/AIDS.

Aktualisht në vendin tonë ka rreth 408 persona të prekur me HIV. Gjatë vitit 2010 janë shënuar rreth 43 raste të reja. Pjesën më të  madhe të të prekurve e zënë meshkujt, numri i të cilëve shkon në 285, ndërsa numri i fëmijëve nën moshën 15- vjeç shkon në 21. Deri tani nga AIDS kanë humbur jetën rreth 88 persona.

Edlira  Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›