Rritja e cmimeve, kalojne rreziqet
Ekonomia vendase e kalon rrezikun e cmimeve te larta. Ne periudhen ne vazhdim deri ne fund te vitit kurba e inflacionit do te shfaqe tendenca renese. Parashikimin e ka bere Keshilli i Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise pas disa zhvillimeve ne ekonomine nderkombetare dhe ate vendase. Ulja e cmimeve te naftes, prodhimi me i mbare vendas dhe boteror ka permiresuar disi klimen e cmimeve gjate kesaj vere. Parashikimet me te fundit te Bankes se Shqiperise tregojne, mbi ecurine e cmimeve, tregojne se, duke filluar qe muaji gusht 2008, inflacioni vjetor do te vazhdoje te luhatet rreth vlerave qendrore 3 plus-minus 1 per qind per gjate gjithe 12 muajve ne vijim. Ne fakt ky eshte edhe objektivi qe Banka ka vene per treguesin e pergjithshem te cmimeve, inflacionin. "Pasi analizoi me kujdes balancen e rreziqeve ne ekonomi, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise arriti ne perfundimin se shkalla e materializimit te tyre vazhdon kurben e vet renese", thuhet ne deklaraten e mbikeqyrjes. Por rreziqet nuk jane eliminuar te gjitha. Ambienti i jashtem mbart nje potencial te caktuar rreziku, i cili vazhdimisht do te mbahet ne qender te shenjestres se politikes monetare te Bankes se Shqiperise. Por, Banka e Shqiperise, deklaron se, do te vazhdoje te ndjeke nga afer, te gjitha zhvillimet ekonomiko financiare, brenda dhe jashte vendit, me qellimin e vetem per te shmangur maksimalisht cfaredolloj faktori rreziku, si ndaj stabilitetit makroekonomik te vendit ashtu edhe ndaj stabilitetit te sistemit bankar. Ekonomia boterore gjate tremujorit te dyte te ketij viti ka vazhduar te shfaqe shenja te ngadalesimit te ritmeve te rritjes, kryesisht ne vendet e industrializuara. Megjithate, mbeshtetur ne te dhenat paraprake te tremujorit te dyte vleresohet se, SHBA ka shenuar nje permiresim te lehte te aktivitetit ekonomik. Nder zhvillimet e tjera te spikatura eshte vleresimi i monedhes amerikane, cmimi i se ciles pas nje periudhe relativisht te gjate ra nen nivelin 1.5 dollare per nje euro. Kohet e fundit vihet re nje qetesim edhe ne tregjet e lendeve te para dhe energjetike. Cmimi i naftes ka qene ne renie per pjesen me te madhe te kohes duke u luhatur ditet e fundit rreth nivelit 112 dollare amerikane per nje fuci. Gjate ketij muaji, si Banka Qendrore Evropiane ashtu dhe Rezerva Federale, nuk nderhyne ne perqindjet e interesit duke kerkuar me shume kohe ne asimilimin dhe interpretimin e sinjaleve qe vijne nga tregjet financiare. Ne fillim te vitit Banka e Shqiperise pat parashikuar se, rritja e cmimeve per ushqimet dhe energjine do te vijoje per nje periudhe te pacaktuar. Gjate tremujorit te pare te vitit 2008, presionet nga jashte ne ekonomine vendase jane perkthyer kryesisht ne rritjen e vazhduar te cmimeve te mallrave ushqimore te cmimeve te lendeve te para dhe te cmimeve te naftes.
B. Hoxha
B. Hoxha