E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinikat private, probleme me kontrollin

Problemet shumta ne kurimin e pacienteve te ndryshem ne klinikat private, kane detyruar Ministrine e Shendetesise qe te marre masa te reja shtrenguese per kontrollin dhe licencimin e ketyre institucioneve. Duke iu referuar edhe rasteve tragjike ne klinikat private, Ministrja e Shendetesise, Anila Godo, deklaroi dje se do te behet nje kontroll i imet i te gjitha laboratoreve, klinikave si dhe spitaleve private. "Ne e konsiderojme sektorin privat si komplementar me ate publik, por na rezulton se ku sektor nuk eshte ne kontrollin e duhur. Funksionojne mjaft kabinete dhe klinika mjekesore dhe jane duke u hapur disa spitale private, per kete arsye duhen percaktuar qarte standardet per akreditimin e strukturave private", theksoi Godo. Sipas te dhenave te publikuara para pak kohesh nga MSH-ja, rezulton se te gjithe vendin ushtrojne aktivitet rreth 198 klinika private. Madje, po sipas ketij institucioni jane ushtruar nje sere kontrollosh ne keto klinika dhe kane rezultuar te rregullta per sa i perket dokumentacionit te kerkuar. Megjithate, krahas ketyre kontrollove gjate kesaj periudhe shume paciente kane pasur probleme per shkak se nuk jane kuruar ne menyren e duhur ne klinikat private. Pikerisht per kete arsye eshte parashikuar qe duke filluar nga muaji shtator, te gjitha klinikat do i nenshtrohen kontrolleve te tjera, dhe ne rast se do te rezultojne me probleme do te rrezikojne deri ne heqjen e licencave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›