Seanca e sotme maratonë, Bosch: Do të arrihet kompromisi
Një seancë maratonë pritet të jetë ajo e orës 17:00 të së enjtes. Parlamenti pritet të japë me votë një përgjigje për zgjidhjen ose jo të krizës politike ne vend. Deputetet socialiste do te jene ne seance vetem kur te diskutohen amendimet qe sanksionojne hetimin e zgjedhjeve, pasi e shohin kete moment si mundesine e fundit per hapjen e kutive. Projektligji i tyre për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet, u ndryshua në mbledhjen e fundit të komisionit të ligjeve sipas variantit të demokratëve. Partia Socialiste ka angazhuar në diskutime pothuajse të gjithë deputetët e saj dhe një gjë e tillë është bërë dhe nga PD. Kjo con pothuajse 120 kërkesat për debat pasditen e sotme.
• Seanca, Klosi: Berisha të reflektojë
Gjate paradites Partia Socialiste i bëri thirrje kryeministrit që të reflektojë dhe të mos behet pengesë për zgjidhjen institucionale të krizës. Opozita ka paralajmeruar se do te nise protestat per largimin e kryeministrit nese kutitë nuk hapen. Një ditë më parë mesazhet e ardhura nga Brukseli, kërkojnë një zgjidhje përpara 19 marsit, kur në Tiranë mbërrin komisioneri për zgjerimin Stefan Fule. Ndërsa Parlamenti Europian deri tani është prezantuar i ndarë në deklaratat dhe opinionet në lidhje me rrugëzgjidhjen.
Pak orë para seancës Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch ka apeluar për zgjidhje të krizës. "Kam besim se sot do të arrihet kompromisi", është shprehur Bosch, gjatë një aktiviteti në Kukës. "Palët nuk duhet të marrin gjithçka që kërkojnë, ndaj ka edhe lëshime", u shpreh ai, duke kërkuar që në seancën e sotme si mazhoranca ashtu edhe opozita të tolerojnë në këmbim të gjetjes së zgjidhjes.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e enjte , 18 mars 2010 ) < I mëparshmi