E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca, Klosi: Berisha të reflektojë

Parlamenti mban sot pasdite seancen vendimtare per zgjidhjen e krizes politike ne vend, ku pritet ti jepet nje drejtim ceshtjes se hetimit parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit. Deputetet socialiste do te jene ne seance vetem kur te diskutohen amendimet qe sanksionojne hetimin e zgjedhjeve, pasi e shohin kete moment si mundesine e fundit per hapjen e kutive. Gjate paradites Partia Socialiste i bëri thirrje kryeministrit që të reflektojë dhe të mos behet pengesë për zgjidhjen institucionale të krizës.

Deputeti Blendi Klosi deklaroi per gazetaret se ne kete seance parlamentare, Berisha ka mundësinë t’u tregojë shqiptarëve e diplomateve nderkombetare përkushtimin e tij ndaj respektimit të standardeve demokratike duke lejuar një hetim të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Opozita ka paralajmeruar se do te nise nje vale protestash per largimin e kryeministrit nese zgjedhjet nuk hetohen plotesisht.

"Ne seancen e sotme zoti Berisha ka mundesi ti tregoje te gjithe shqiptareve se sa i perkushtuar eshte ndaj integrimit, dhe respektimit te standardeve demokratike dhe ligjore ne Shqiperi. Dhe kete mund ta beje vetem duke lejuar nje hetim te plote e te pakushtezuar te zgjedhjeve te 28 qershorit. Jo per efekt mandatesh po per efekt te transparences dhe parandalimit te manipulimit per zgjedhjet e ardhshme. Eshte kjo nje pergjegjesi e madhe qe do te rendoje shume mbi Berishen dhe historine e tij politike. Prandaj, ne emer te PS e ftojme dhe njehere Sali Berishen te bej nje here te vetme ne karrieren e tij politike zgjidhjen e duhur. Te lejoje ai dhe maxhoranca e tij hetim te plote, duke perfshire pa dyshim dhe hapjen e kutive", deklaroi Blendi Klosi.

Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e enjte , 18 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›