Fevziu: Zgjidhja nuk do të vijë në seancën e sotme
I ftuar ne “Alsat” per te komentuar krizen politike, gazetari Blendi Fevziu nuk beson se zgjidhja do te vije ne seancen e sotme te parlamentit. Sipas tij kompromisi nuk pritet te gjendet nga Presidenti apo nderkombetaret por vetem nga palet ne konflikt.
"Logjika, e do që të ketë një zgjidhje. Logjika e ka treguar që në të gjitha krizat e rënda që Shqipëria ka kaluar askush nga palët politike nuk ka guxuar ta heqë tullën e fundit. Pra, kur kanë mbërritur te tulla e fundit, megjithëse është shumë vonë, të gjithë kanë tentuar të gjejnë një zgjidhje. Unë nuk besoj se do të ketë një zgjidhje, në gjykimin tim. Kjo nuk mund të zgjidhet më me ndërmjetësim ndërkombëtar, kjo nuk mund të zgjidhet më me ndërmjetësimin e presidentit, në gjykimin tim personal, ky nuk mund të zgjidhet më ekstra. Mund të zgjidhet në momentin e fundit midis palëve, ose me tërheqjen e njërës prej palëve. Se kush mund të jetë kompromisi unë nuk dua të bëj profetin, sepse është shumë e vështirë. Kam përshtypjen se këtu nuk kërkohet zgjidha, por secila forcë po e kërkon këtë përballje për të strukturuar pikat e saj. Maxhoranca nuk po i hap kutitë për të mos u tërhequr zvarrë në një proces numërimi që mund të zgjasi një vit. Opozita po mundohet ta përdorë këtë proces për të unifikuar opozitën brenda saj, për të ndalur kontestimin që i vjen kryetarit të PS dhe për tu përgatitur për zgjedhjet lokale", u shpreh në Ora 20:00 gazetari Blendi Fevziu.
Taulanta Boja < I mëparshmi