Rritja e cmimit të energjisë. PSD akuza qeverisë
PSD kundërshton rritjen e cmimit të energjisë elektrike. Nënkryetari i PSD-së Pajtim Bello akuzon qeverinë për prapaskena me kompaninë ceke për mos rritjen e cmimit këtë vit elektoral.
TIRANE- Partia Social Demokrate kundërshton rritjen e cmimit të energjisë elektrike dhe e cilëson atë si pjesë e prapaskenave të qeverisë me kompaninë blerëse të OSSH-së. Nënkryetari i PSD-së Pajtim Bello tha sot në një prononcim për shtyp se vendimi ishte një marrëveshje e turpshme e qeverisë mbi kurrizin e shqiptarëve.
“Ende pa kaluar akoma procedurat e miratimit në komisionet parlamentare të marrëveshjes së shitjes së OSSH, filluan të dalin në shesh prapaskenat e qeverisë me kompaninë blerëse për rritjen e cmimit të energjisë elektrike, që në janar të 2010. Në këtë skenar për më keq është përfshirë edhe kompania blerëse e OSSH-së sepse për vitin 2009, që është një vit elektoral ajo ka rënë dakord që të mos ketë rritje të cmimit të energjisë elektrike, por ta përfitojë këtë menjëherë në janar të 2010.
Sipas Partisë Social Demokrate, nuk ka përmbushur ende detyrimet për të bërë rritje të cmimit të energjisë elektrike.
“Kompania blerëse kur të ketë ulur humbjet teknike, kur të ketë mbledhur këto lekë që nuk mblidhen që janë rreth 70 mln euro në vit atëherë tu drejtohet autoriteteve shetërore për rritjen e cmimit të energjisë”.
Rritja e cmimit të energjisë elektrike u paralajmërua dje nga përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Demetrious Papathanasiou, në komisionin parlamentar të ekonomisë e financave. Sipas BB rritja e cmimit do të varionte nga niveli minimal 8-9 % në nivelin maksimal 15 % dhe këto tarifa parashikohen të hyjnë në fuqi në 2010
(s.g/BalkanWeb)