Fier, Ambasadori i KE, Lohan viziton uzinën e Aziotikut
Ambasadori i KE Lohan ka nisur nje tur ne jug te vendit per te inpektuar financimet e KE ne disa qytete. Ndalesën e parë Lohan e pati në qytetin e Fierit ku vizitoi sot paradite ish uzinën e Azotikut
FIER- Ambasadori i Komisionit Europian Helmut Lohan ka nisur sot një udhëtim 4-ditor, ku do të inspektojë relizimin e projekteve me financimet e KE-së në jug të Shqipërisë. Pas Fierit, ai do të udhëtojë për në Vlorë, e më tej, në Gjirokastër dhe Sarandë.
Ndalesën e parë Lohan e pati në qytetin e Fierit. Ai vizitoi sot paradite ish uzinën e Azotikut, ku me fondet grant të KE-së, me vlerë 1,54 milionë euro u bë e mundur groposja e arsenikut, që gjendej në të. Ambasadori i KE-së, Lohan vlerësoi punën e bërë për izolimin e lëndës helmuese të 1.100 tonë arsenik, në një "varezë", me sipërfaqe prej 15000 metra katrore, me thellësi 2.5 metra.
Duke përgëzuar autoritetet lokale për punën e bërë, Ambasadori Lohan tha se "do të ketë edhe të tjera projekte në ndihmë të komuniteteve edhe në fusha të tjera jetësore, me mbështetjen edhe të komunitetit dhe Qeverisjes Vendore”.
Prefekti Shahin Dedaj pasi falenderoi për ndihmen e çmuar që KE dha për groposjen e arsenikut, një lëndë më rrezikshmëri të lartë, e informoi Ambasadorin Lohan edhe për rrezikun që mbart industria e prapambetur e sektorit të naftës për mjedisin.
(d.b/BalkanWeb)