E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, Wizner: Zgjerimi i NATO-s stabilitet për rajonin

Ambasadori Wisner përshëndeti aderimin e Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shprehu bindjen se zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s do t’i shërbejë paqes dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor. 

TIRANE-Ish-i dërguari special i SHBA-ve në procesin e negociatave për zgjidhjen e statusit final të Kosovës, Ambasadori Frank Wisner, po zhvillon një vizitë në Shqipëri me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Lulzim Basha. Ministria e Jashtme informon se gjatë vizitës Ambasadori Wisner po zhvillon takime me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare, si dhe është ftuar për të ndarë përvojën e tij të gjatë në fushën e diplomacisë, me studentët e disa prej universiteteve të Shqipërisë. Gjithashtu, diplomati amerikan do të njihet me disa nga vendet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Për nder të Ambasadorit Wisner, mbrëmë Ministri Basha shtroi një darkë pune. Gjatë bisedës Basha falenderoi ambasadorin Wisner për kontributin e tij personal gjatë procesit të negociatave që kulmoi me pavarësinë e Kosovës.
Nga ana e tij, Ambasadori Ëisner falenderoi autoritetet e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të procesit të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, duke e vlerësuar si një tjetër shprehje të rolit konstruktiv dhe moderues të Shqipërisë në rajon.

Në vijim të bisedës, Ambasadori Wisner përshëndeti aderimin e Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shprehu bindjen se zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s do t’i shërbejë paqes dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›