E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e cmimit te energjise

Kompania çeke, CEZ shpërndarje kërkon rritjen e çmimit të energjisë, duke thënë se situata financiare e saj është e vështirë.

Drejtues të lartë të kësaj kompanie deklarojnë se nëse i falen borxhet shtetërore, që kjo kompani i ka KESH-it, atëherë kërkesa për rritjen e tarifave do të jetë zero.

Deklarata e tillë u bë gjatë seancës dëgjimorë për kërkesën e rritjes së çmimit të energjisë nga tre kompanitë, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe CEZ Shpërndarje.

Borxhi i CEZ ndaj KESH llogaritet deri në 52 milionë euro.

Ndërkaq, CEZ Shpërndarje, kërkesa e të cilës prek direkt konsumatorët, kërkon që çmimi të rritet me 4.6 për qind mbi çmimin aktual.

Kjo është kërkesa e zhveshur nga kërkesat e kompanive të tjera për rritjen e çmimit të energjisë.

Sipas llogaritjeve rezulton se nëse vlerës prej 4.6 për qind i bashkëngjitet edhe kërkesa e bërë nga KESH për rritjen ee çmimit me mbi 200 për qind dhe ajo e OST-së, kërkesa pëer rritjen e çmimit shkon në rreth 30 për qind më tepër.
Sinkron

Por nga ana e kreut të ERE-s, që është edhe institucioni mbi palët që do të marrë vendimin, lihet të nënkuptohet se këto kërkesa nuk do të merren totalisht parasysh, duke mbrojtur në këtë mënyrë konsumatorët.

Po ashtu, edhe KESH kërkon rritjen e çmimit nga 1.48 lekë në 5.05 lekë.

OST kërkon rritjen e çmimit nga 0.6 lekë në 0.73 lek për kw. Vendimi i ERE-s pritet në fillim të dhjetorit kurse tarifat e reja të energjisë nëse vendoset rritja e tyre priten të hyjnë në fuqi në fillim të janarit

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›