E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH: Rritje të çmimit të energjisë elektrike

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka kërkuar që çmimi i energjisë elektrike të rritet nga 1.48 deri në 5.05 lekë për kilovat/orë. Duke folur në seancën dëgjimore të organizuar nga Enti Rregullator i Energjisë me grupet e interesit përfaqësuesi i KESH-it theksoi se situate energjitike në vend është mjaft vështirë.

Sipas tij kuotat në hidrocentralin e Fierzës është më e ulët se vitin e kaluar ndërsa shtoi se rritja e çmimit të energjisë do të bëjë të mundur përmirësimin e financave dhe furnizimin me energji elektrike.

Ndërsa përfaqësuesi i CEZ shpërndarje ka theksuar se nuk do të kërkojë rritje të çmimit të energjisë elektrike nëse KESH-i dhe qeveria do t`i falë borxhet.  Sipas tij nëse ky propozim nuk pranohet atëherë kjo kompani do të kërkojë që çmimi i energjisë të rritet me 4.6 përqind.

Ditën e djeshme KESH-i theksoi se niveli i ujit në Fierzë ndërkohë është në nivelin e 259.5 metrave. Shqipëria konsumon rreth 20 milion kw energji elektrike dhe mungesa e reshjeve ka detyruar KESH që pjesën më të madhe të energjisë elektrike për të cilën ka nevojë vendi ta marrë prej vendeve fqinje.

Vendi ynë e siguron pjesën më të madhe energjitike e siguron prej HEC-eve fakt që e bën mjaft të lidhur sistemin tonë energjitik me nivelin e reshjeve.Viti i kaluar ka qenë një ndër vitet më të mbara për prodhimin e energjisë elektrike pasi edhe reshjet kanë qenë të shumta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›