20 vjet burg per Lavderim Tufen
Gjykata e Tiranës ka dënuar Lavdërim Tufën me 20 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Fatmir Ramës.
Prokurori kishte kërkuar burgim të përjetshëm duke e konsideruar si fajtor në vrasjen e te ashtuquajturit si ‘Miri i Xhikes’, por trupi gjykues në leximin e arsyetimit të vendimit argumenton se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtetuar që Tufa ka qenë ekzekutuesi i Mirit të Xhikes duke e dënuar atë si bashkëpunëtor në krim, nisur nga gjaku-pështymë i gjetur në kapuçin që policia ka gjetur në vendgjarje.
Ndërkohë, Tufa është shpallur i pafajshëm për akuzën e armë-mbajtjes pa leje, me argumentin se në armën e gjetur në vendngjarje nuk ishin gjurmët e gishtave të Lavdërim Tufës.
Vendimi i ditës së sotme, i ka dhënë fund gjykimit që zgjat prej 8 vitesh pasi gjykimi ka nisur që në vitin 2004, kohë kur Tufa është arrestuar.
Duke llogaritur kohën e paraburgimit, praktikisht atij i mbeten rreth 10 vite burg.
Ngjarja për të cilën Tufa akuzohet ka ndodhur më 29 mars, të vitit 2000 në një nga lokalet në periferi të kryeqytetit ku Fatmir Rama po shikonte ndeshjen Shqipëri-Rusi.
I ashtuquajturi Miri i Xhikes, është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy persona të maskuar.