E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohen mosmarrëveshjet për krizën ekonomike në Evropë

Takimi i Ministrave të Financave të Eurozonës, në Danimarkë nuk shkoi sipas parashikimeve. Shefi i Eurogrupit Zhan Klod Junker anuloi konferencën e planifikuar për të shpallur zgjerimin në 800 miliardë euro te “Murit Mbrojtjes te Europës”, sepse këtë e bëri publike para kohe ministrja austriake e Financave, Maria Fekter.

Në vend të konferencës për shtyp, ai dërgoi një e-mail ku shpjegohej shtimi i dy fondeve te shpëtimit te Eurozones. "Junker ishte shume i revoltuar", tha njeri prej zyrtareve të BE-së.

Vetëm një orë përpara se të mbaronte takimi i Eurogrupit Maria Fekter zhvilloi një konferencë të shkurtër me gazetarë, ku konfirmoi edhe zgjerimin e “Murit Mbrojtjes te Europes”.

Më pas u detyrua t`i kërkojë falje Junkerit duke i shpjeguar se “qëllimi i saj ishte të paraqiste panoramën të diskutimeve dhe jo rezultatin e takimit”.

Por as kjo ndjesë nuk e qetësoi Junkerin. Në një interviste telefonike për të përditshmen franceze “Le Monde”, ai tha se duhet të vendosen pikat mbi i dhe ministrat duhet të disiplinohen. “Nëse gjërat thuhen përpara se të ndodhin- atëherë përse duhet të dalë në një konference për shtyp” shtoi ai.

Investitorë e shqetësuar për planet e shpëtimit të Spanjës dhe Italisë, kërkuan rritjen e fondit nga 500 miliardë euro në thuajse 1 trilion, por qëndresa e Gjermanisë pengoi rritjen në këtë nivel.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›