E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e depozitave bankare, Korça në krye

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, Korça ka rritur nivelin e depozitave në vlerë absolute në 3-mujorin e parë të vitit 2012, me afro 2.2 miliardë lekë në raport me tremujorin e fundit të 2011, teksa në vend të dytë qëndron Elbasani.

Ajo që konstatohet është që kursimet janë rritur si në lekë, ashtu edhe në valutë. Për sa i përket Korçës, duket se rol kryesor ka luajtur kriza financiare e Greqisë, ku emigrantët kanë tërhequr depozitat e tyre prej andej, duke i depozituar në bankat vendasve.

Ndërkohë, tre qytete kanë shfaqur një rënie të depozitave në këtë fillimviti, Tirana, Lezha dhe Fieri. Të dhënat 3-mujore të Bankës së Shqipërisë tregojnë një tendencë të ecurisë së depozitave. Niveli total i tyre në sistemin bankar arrin në 736 miliardë lekë, ndërkohë që numërohen rreth 1 milion e 600 mijë depozitues. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, për muajin mars rezultonte se Tirana ishte qyteti më i pasur në vend për sa i përket depozitave. Ndërkohë, qyteti i dytë më i pasur në vend është Durrësi, me një nivel depozitash në banka prej 54.7 miliardësh në vitin 2007, nga gati 79 miliardë lekë në vitin 2011. Situatat kanë ndryshuar për Vlorën dhe Fierin.

Nëse për vitet 2007-2008 ky i fundit udhëhiqte për nga depozitat, vitet e fundit kjo është përmbysur dhe është qyteti bregdetar ai që udhëheq. Për zonën e Vlorës, në vitin 2011 ishin të depozituara 58.7 miliardë lekë, kurse për Fierin 53 miliardë lekë. Ajo që surprizon në lidhje me rritjen e pasurisë është Korça, e cila ka lënë pas Fierin dhe shumë qytete të tjera. /Start/

                                                                                             2012-06-04 17:08
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›