E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi i luleve ne Tirane nga me te zhvilluarit

Biznesi i luleve është një nga më të zhvilluarit në kryeqytet. Kjo vihet re nga kërkesat e shumta të qytetarëve jo vetëm për t’i dhuruar në ditë të caktuara, por edhe për të zbukuruar ambientet e shtëpive të tyre. Kjo rritje e kërkesës ka bërë që të rritet edhe numri i dyqaneve që tregëtojnë lule natyrore.

Ditët me diell e qiell të kthjellët shënojnë dhe lulëzimin e pemëve dhe luleve me me ngjyrat, trajtat dhe aromat e tyre të larmishme. Ky mjedis natyror ka ngrohur edhe qendrat më të zhurmshme urbane si Tirana. Lulet ose yjet e tokës sic i quajnë disa janë shndrruar në një biznes të leverdisshëm dhe kryeqyteti është vendi ku biznesi i luleve është më i zhvilluar se kudo tjeter në Shqipëri.

Lulet natyrale preferohen shumë nga të gjithë grupmoshat duke iu larguar fenomenit të pakujdesisë njerëzore të 20 viteve të fundit. Jo vetëm në ditë festash apo data simbolike personale, tashmë lulet natyrale kanë zgjuar dëshirën për ti mbajtur në ambientet brenda e jashtë shtëpisë, në locale dhe në hapësira publike.

Lulëzimi i biznesit të luleve tregon se është rritur edhe niveli kulturor i njerëzve të cilët duke respektuar natyrën e mjedisin kanë hedhur një hap më shumë drejt emancipimit të shoqërisë tonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›