E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike në Evropë, ekspertët kritika për trajtimin

Ndërsa shtohet shqetësimi për një tjetër krizë ekonomike botërore, ekspertët e financave po i shtojnë kritikat lidhur me mënyrën se si është trajtuar kriza ekonomike në Evropë.

Kreu i kërkimeve të tregut në Bankën gjermane Baader, tha se duket që politikanët evropianë nuk kanë nxjerrë mësime nga kriza e mëparshme financiare.

“ Duket se historia po përsëritet dhe ne ndodhemi përsëri në të njëjtën periudhë krize. Vitin e kaluar krizë, këtë vit, përsëri krizë. Politikanët duket se nuk kanë nxjerrë mësime. Banka Qendrore Evropiane duhet të ndërhyjë fuqishëm dhe t`u japë mundësi vendeve si Italia dhe Spnaja të zbatojnë reformat e nevojshme. Askush nuk mund ta durojë më këtë pritje të gjatë, këtë zvarritje”.

Shqetësimet për një rënie ekonomike në shkallë globale i kanë çuar investitorët drejt investimeve më të sigurta, siç janë bonot e thesarit të qeverive të Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. Interesi i bonove 10-vjeçare gjermane të thesarit gjermane është mjaft i ulët 1,17 për qind.

Tregjet botërore shënuan rënie të mëtejshme sot. Raporti jo i mirë për gjendjen papunësisë në Shtetet Bashkuara që u publikua të premten ka sjtuar më tej shqetësimin për një recesion global. Raporti pasoi të dhënat e tjera aspak optimiste për ekonominë e ngadalësuar të vendeve evropiane dhe atyre aziatike.

Në Evropë paniku është i madh, për shkak të rrezikut se në mesin e qershorit votuesit grekë mund ta hedhin poshtë paketën e ndihmave me vlerën 170 miliardë dollarëve, që kërkon shkurtime të mëdha buxhetore dhe të heqin dorë fare nga monedha evropiane, Euro.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›