E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksporti i energjise thyen rekordin, dje 12.2 milione kilovatore

Eksporti i energjise me jashte po arrin rekorde per shkak te situates te krijuar ne hidrocentrale si rezultat e reshjeve te diteve te fundit. Ministri i Energjetikes, Dritan Prifti tha dje se, shkarkimet e ujit te bera gjate nates se kaluar, si dhe prodhimi i energjise ne nivelet rekord te 28.8 milione kilovat oreve kane ulur me 75 cm nivelin e Fierzes, duke shmangur keshtu nje katastrofe kombetare. Ministri i Energjetikes, Dritan prifti deklaron se situata eshte vendosur ne kontroll. Aktualisht, hidrocentralet po punojne me kapacitet te plote, nderkohe qe vazhdon eksporti i energjise ne nivelet maksimale. Gjate oreve te fundit, KESH ka eksportuar rreth 12.2 milione kilovat ore, nje pjese e te ciles jane depozitime. "Per momentin niveli i ujit ne Fierze eshte 292, 27 m, ne Koman 174, 4 m dhe gjate nates ka pesuar rritje per shkak te shkarkimeve ne Fierze. Situata eshte nen kontroll e disiplinuar per momentin, por varet shume edhe nga kushtet e motit te cilat parashikohen qe te vijojne me reshje ne ditet ne vijim" duke shtuar se " kete emergjence po e monitorojme nga afer me grupe te tera te KESH, OST, OSSH dhe te ministrise, te cilet jane ne vezhgim te vazhdueshem pa pushim per te bashkemenaxhuar situaten me grupet e gatshme atje." shpjegon ministri Prifti. Kreu i Energjetikes ka bere te ditur se, po bashkepunohet me ekspertet me te mire te energjetikes dhe po monitorohet minute pas minute situata ne kaskaden e lumit Drin. Kjo duke pasur parasysh se parashikimi per ditet ne vijim eshte per mot me reshje. Ministri Prifti ka shpjeguar se sistemi yne energjetik nuk rrezikon nga mbingarkesat qe krijohen nga prodhimi dhe eksporti ne nivele maksimale. Shqiperia renditet ne Evrope si nje vend me pasuri ujore te konsiderueshme, me nje shtrirje hidrografike te shperndare pothuajse ne te gjithe territorin. Edhe pse rreth 98 % e energjise elektrike prodhohet nga hidrocentralet, vetem 35% e potencialit hidroenergjetik eshte shfrytezuar deri tani. Kapaciteti hidroenergjetik ekzistues i instaluar eshte rreth 1450 ME. Rezervat totale te hidroenergjise vleresohen rreth 4500 ME dhe potenciali vjetor shtese i prodhimit mund te arrije 16-18 TWh. Ekzistojne gjithashtu mundesi edhe per dhjetera HEC-e te vegjel qe mund te ndertohen ne te ardhmen me kapacitet te mesem dhe te vogel. Kapaciteti total i ketyre HEC-eve perllogaritet ne 140 ME me nje prodhim vjetor energjie prej rreth 680 GWh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›