Rritja e gjobave, nga karburantet dhe kasat
Rastet
Ecuria e mesatares në treguesin e të ardhurave nga gjobat paraqet një nivel arkëtimi jo më të lartë se 1.5 miliardë në vitit. Por në dy vitet e fundit, kjo mesatare është lëkundur, pasi në 2009 janë mbledhur 3 miliardë e 500 milionë lekë, kurse vetëm në pesë muajt e parë 2010, janë arkëtuar 1.55 miliardë lekë. Burime të sigurta nga tatimet thonë për gazetën se ndikim kanë pasur gjobat e vëna ndaj subjekteve private në fushën e hidrokarbureve, si dhe zbatimi i ligjit për vendosjen e kasave fiskale. Vetëm në tre muajt e fundit të 2009-s, tatimet ndërmorën një aksion të gjerë në tregun e hidrokarbureve, duke vendosur gjoba që në total prekën shifrën rekord rreth 5 miliardë lekë, e cila më pas u reduktua për shkak apelimi nga shoqëritë.
#