E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e pagave, Malaj: Lëvizje politike e Qeverisë

Rritja e rrogave për administratën dhe për vendorët po përdoret për mbijetesa politike. Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, analizon vendimin e qeverisë për rritjen e pagave dhe shprehet se nuk po bëhet transparencë, pasi deficiti ka pësuar rritje me 3.5 përqind.
 

Ndërsa në lidhje me ankandin e bonove të thesarit, Malaj deklaron se shqiptarët nuk po paguajnë për zhvillimin, por për politikën.
 

Sipas Qeverisë, rritja e fundit e rrogave është bërë pas performancës ekonomike dhe bazuar në nivelin e lartë të mbledhjes së taksave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›