Rritja e pagave dhe pensioneve, Buxheti i Shtetit në vështirësi

Tiranë, 12 maj, NOA/Rajmonda Lajthia - Edhe pse muajt e parë të vitit nuk rezultuan të mbarë në mbledhjen e të ardhurave në masën e planifikuar, për shkak të efekteve që vijon të japë kriza ekonomike, qeveria duket e vendosur të rrisë pagat dhe pensionet.
Sipas buxhetit të këtij viti është parashikuar që, pagat do rriten nga 4-10 %, në mënyrë të diferencuar, ndërsa pensionet nga 7-10%. Por në një kohë që inflacioni mbetet në kufijtë e 4%, rritja e tyre duket se do të jetë e papërfillshme.
Nga ana tjetër, ky objektiv do ti kushtojë shtrenjtë qeverisë, pasi për ta realizuar do ti duhet të shkurtojë një sërë shpenzimesh të tjera, përfshirë këtu edhe investimet publike, pasi mbledhja e të ardhurave nuk e garanton.
Deputeti i mazhorancës Sherefedin Shehu është i mendimit se rritja e pagave dhe pensioneve duhet bërë pasi është e vërtetuar se ajo shërben si një motor për ekonominë. Mbi të gjitha, sipas tij fondi që nevojitet për këtë zë shpenzimesh nuk krijon të ashtuquajtura turbulenca ekonomike.
Por, për zotin Shehu, nga muaji mars e në vazhdim të ardhurat kanë nisur të mblidhen në nivelin e parashikuar. Sipas të dhënave zyrtare deri tani është shkurtuar buxheti i çdo ministrie me të paktën 20%.
Ekspertët e ekonomisë janë të mendimit se premtimi për rritje është më shumë një propagandë që fsheh pas truqe ekonomike. Sipas Zef Preçit, ekonomist, qeveria pas rritjes së pagave do të rrisë edhe pagat referuese në sektorin privat, çka do të thotë një mënyrë e re për të gjeneruar më shumë para në buxhetin e shtetit.
Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka sugjeruar që qeveria shqiptare të mos rrisë pagat, por ti indeksojë ato. Kjo masë është propozuar për të shmangur risqet në buxhet. Gjatë 2009-s qeveria rriti pagat dhe pensionet 2 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, në një kohë që arka e shtetit po përballej me rënie të të ardhurave.
Ky fakt solli më pas nevojën për të korrigjuar shifrat e buxhetit të vitit 2009 por edhe atij të 2010. Nga ana tjetër edhe ngrirja e procesit të eurobondit për shkak të krizës greke e ka bërë edhe më të vështirë premtimin për rritjen e pagave nga data 1 korrik 2010.
r.l/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")