E Diel, 1 Nëntor 2026

Priftit i hiqen koncesionet, kalohen në varësi Qeverisë

Ndryshon ligji për koncesionet, Komisioni i Prokurimeve varet nga kryeministri

E drejta e dhënies së koncencioneve dhe kontrollimi i punës së firmës fituese do të jenë nën kontrollin e Komisionit të prokurimeve Publike, i cili do të varet drejtpërdrejtë nga Kryeministri. Projektligji i ri është miratuar dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese,

Tregtisë dhe mjedisit. Ekspertët e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Ekonomisë shpjeguan arsyet e këtyre ndryshimeve në terma teknikë  të Agjencisë së Prokurimit Publik, e cila  mbikëqyr zbatimin e  procedurave koncesionare, ndërkohë që Komisioni i Prokurimit Publik bën shqyrtimin administrativ të ankesave, ndaj procedurave të koncesionit. Me qëllim harmonizimin e reformës në koncesione me atë në sektorin e prokurimeve publike, ndryshimet e propozuar në këtë akt normativ synojnë përcaktimin e institucioneve përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të  procedurave koncesionare dhe, ato të shqyrtimit të ankimeve ndaj këtyre procedurave, si dhe kompetencat përkatëse.


Ndryshimet
Ndryshimet kryesore në këtë projektligj normativ rregullojnë kalimin e kompetencave, lidhur me shqyrtimin dhe hetimin administrativ të ankesave nga Agjencia e Koncesioneve tek Komisioni i Prokurimit Publik. Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi dhe miratoi Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9663, datë 18.12.2006 Për koncencionet, të ndryshuar. Sipas këtyre ndryshimeve emërtimi i Agjencisë së Koncesionit do të zëvendësohet me "Agjencia e Prokurimit Publik, institucion i ngritur sipas Ligjit 9643 Për Prokurimin publik të ndryshuar. Ndryshimet kryesore në këtë projekt-akt normativ rregullojnë kalimin e kompetencave, lidhur me shqyrtimin dhe hetimin administrativ të ankesave nga Agjencia e Koncesioneve tek Komisioni i Prokurimit Publik. Projektligji normativ nuk sjell rritje të shpenzimeve në buxhetin e shtetit, pasi Agjencia e Koncesioneve suprimohet dhe kompetencat e saj i transferohen 2 organeve ekzistuese, Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Komisionit të Prokurimit Publik. Relator i aktit normativ në komisionin parlamentar, deputeti Selami Xhepa, vlerësoi ndër të tjera, se ky akt normativ plotëson vakumet ligjore që ishin në ligjin aktual të koncesioneve.


Projektligji
Sipas projektligjit mësohet se zhvillimet e fundit në vend kanë treguar se procedurat koncencionare përbëjnë një komponent shumë të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomik të vendit dhe rritja e ndjeshme e pjesëmarrës së investitorëve në këto procedura ka sjellë nevojën e rritjes së eficencës dhe efikasitetit në këtë sektor. Për këtë arsye me qëllim rritjen e transparencës dhe besimin e pjesëmarrësve në këto procedura për një gjykim të drejtë e të paanshëm paraqitet i domosdoshëm edhe reformimi i procesit të monitorimit e mbikëqyrjes së procedurave koncencionare si dhe rishikimi administrativ. Procesi i rishikimit administrativ apo rishikimi administrativ në sektorin e prokurimeve dhe atë të koncesioneve për shkak të ngjashmërisë janë dy procese të ngjashme të cilat kanë ecur paralelisht dhe mbuloheshin nga i njëjti organ. Për këtë arsye propozohet që një praktikë e tillë të vazhdojë. Kjo do të sigurojë njëtrajtshmëri në procesin e shqyrtimit të ankimeve në procedurat e koncesionit me atë të prokurimit.

Mbikëqyrja e zbatimit të procedurave koncencionare
1.    U kërkon autoriteteve kontraktuese raportime periodike, një herë në 6 muaj për gjendjen e koncesioneve
2.     Verifikon zbatimin e procedurave koncencionare në mënyrë periodike pas fazës së nënshkrimit të kontratës në përputhje me këtë ligj e akte të tjera të dala në zbatim të tij, duke u kërkuar autoriteteve koncesionare të gjitha informacionet e nevojshme.
3.    Propozon në përfundim të verifikimeve sipas ligjit masa disiplinore dhe vendos gjoba, në rastet kur vëren shkelje të procedurave të këtij ligji.
4.    Shpall përjashtimin nga procedurat koncencionare të ofruesve, të cilët gjatë një procedure koncencionare kanë depozituar dokumente false apo kanë deklaruar informacion të rremë.
5.    Mban dhe administron regjistrin e koncesioneve si dhe dokumentacionin origjinale që dërgohen nga autoritet konkurruese.
6.    I paraqet Këshillit të Ministrave rekomandime të përgjithshme për gjendjen dhe kuadrin ligjor të koncesioneve.


Ornela Manjani

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›