E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, rrogat e shtetit shkurtohen me 5%



Spanja ka bërë të ditur se do të shkurtojë rrogat e punonjësve të sektorit publik me 5% gjatë këtij viti, dhe do t'i ngrijë ato në vitin 2011.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Zapatero, i cili ka sqaruar se masat janë një përgjigje ndaj kërkesave të ministrave të Financave të Bashkimit Europian për një kufizim të bilancit.
Sipas kryeministrit spanjoll, kjo kërkesë është bërë pas hartimit të paketës anti-krizë për të risjellë besimin tek tregjet.
Mes objektivave të shpallura të qeverisë spanjolle është edhe shkurtimi i raportit deficit/GDP në nivelin 9.3 përqind brenda këtij viti, dhe në 6.5% vitin e ardhshëm nga 11.2% që ka qenë në 2009-ën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›