E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Shitja e hotel "Dajtit", shpërdorim parash

Partia Socialiste ka reaguar sot pas vendimit të qeverusë për shitjen e hotel "Dajtit" me vlerë 30 milionë lekë Bankës së Shqipërisë, duke deklaruar se operacioni i blerjes është i pajustifikuar dhe shpërdorim i parave të BSH-së. Deputeti i PS-së, Erjon Braçe deklaroi kjo shitje tregon se arkat e shtetit janë bosh, pasi Berisha ka keqpërdorur paratë.
"Ka 4 muaj që paralajmërojmë opinionin se nga keqqeverisja dhe kriza ekonomike e financiare arka e shtetit është bosh. Akti i fundit i qeverisë dhe BSH-së për shitjen e hotel "Dajtit" dëshmon se arka e shtetit është gjithnjë e më shumë bosh", u shpreh ai. Sipas Braçes, brenda 3 muajve të parë të vitit, BSH i ka dhënë qeverisë pa justifikim 8.5 mln lekë të reja. "Që nga janari BSH i ka dhënë qeverisë 30 mln lekë të reja kredi direkte.
Brenda 3 muajve të parë BSH i ka transferuar 2.5 mln lekë të reja të tjera si fitim i transferueshëm nga BSH në qeveri. Dhe së fundi kjo shitje . BSH i ka dhënë qeverisë pa justifikim 8.5 mln lekë të reja", tha ai .

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›