E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderimet në Shqipëri me probleme korruptive, anulohen 143 tendera

Avokati i Prokurimeve konstaton shkelje të rënda në tenderat publikë


Në tenderat publike janë konstatuar shkelje të hapura të procedurave. Vendosja e kritereve të tenderave bëhet në kundërshtim me ligjin, ka pabarazi ligjore për trajtimin e oferta dhe ofruesit jo fitues nuk njihen me dokumentacionet dhe shifrat e tjera të

ofruara në konkurrim pas shpalljes së fituesit. Këto janë pikat kryesore ku ka konstatuar shkelje Avokati i Prokurimeve në tenderat e hetuar gjatë vitit 2009. shkeljet janë bërë publike në Komisionin për Ekonominë dhe Financat ku Avokati i prokurimeve njohu komisionin me veprimtarinë së këtij institucioni. Kreu i Institucionit të Avokatit të Prokurimeve Publike Altin Qoshja. në fjalën e tij, theksoi se gjatë vitit 2009, APP ka siguruar mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit dhe rregullave të prokurimit, si dhe respektimin e procedurave të prokurimit dhe dhënies me koncencion nga autoritetet kontraktore për garantimin e operatorëve ekonomikë në transparencën e procedurave.


Propozimet
Avokati i Prokurimeve Publike ka propozuar anulimin 143 tenderave, pas zbulimit të shkeljeve në dokumentacione dhe procedura. Shkeljet janë konstatuar gjatë vitit 2009 dhe janë pasqyruar në analizën vjetore të Avokatit të Prokurimeve Publike të dorëzuar dje në Kuvend. Sipas draftit mësohet se AVP ka verifikuar procedurat e prokurimit në 626 raste pas administrim të ankesave nga operatorët ekonomik. Ndërkohë që nën hetimi administrativ kanë kaluar 274 ankesa të paraqitura pranë Avokatit të Prokurimeve Publike. Në raportin zyrtar është pasqyruar se në 143 raste është dhënë rekomandimi për anulim e procedurave nisur nga shkeljet e konstatuara për parregullsi në dokumentet e tenderit apo mangësi në procedurat e prokurimit


Ligji për prokurimet
Ligji për prokurimet publike nuk lë hapësira për të favorizuar operatorë ekonomik të caktuar, në mënyrë klienteliste. Në mënyrë të veçantë, ai theksoi se Shqipëria është vendi i dytë në botë me 100%  prokurime publike on-line ndërsa vuri në dukje se ky sistem ka ndikuar në uljen e nivelit të korrupsionit si dhe thellimin e luftës kundër këtij fenomeni. Pasi u njohën me raportin vjetor të APP, anëtarët e Komisionit të Ekonomisë duke vlerësuar punën e këtij institucionit  theksuan se janë bërë hapa cilësor përsa i përket përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. Më tej theksuan rëndësinë që ka rritja e cilësisë së ofertave në bazë të projekteve. Ata e cilësuan institucionin e Avokatit të Prokurimeve Publike si një institucion që ka rritur besimin tek operatorët ekonomikë dhe është një progres i rëndësishëm për sistemin ekonomik në vend duke rritur dukshëm konkurrencën. Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë vlerësuan edhe kontributin e këtij institucioni për rekomandimet e dhëna lidhur me përmirësimin e bazës ligjore. Në mbledhjen e radhës së këtij Komisioni, anëtarët do të prezantojnë një projektrezolutë përmes së cilës do të japin vlerësimet për veprimtarinë e punës së institucionit të APP si dhe do të japin rekomandimet për vitin 2010.


Tenderat on-line
Me vendim të Këshillit të Ministrave, që nga 1 janar 2009 prokurimet publike u kthyen të gjitha elektronike. Duke ia kushtuar mbledhjen e Këshillit të Ministrave shtrirjes së shërbimit on-line në të gjitha prokurimet publike, Kryeministri e vlerësoi atë si procesin më transparent dhe që i sjell buxhetit të shtetit rritjen me 15 për qind të kursimeve nga fondi limit i prokurimeve. Studimi i prokurimeve elektronike të deritanishme fakton se kursimet me ketë procedurë rriten nga 8 për qind, që është kursimi me procedurën e hapur tradicionale, e cila është një përqindje e mirë kursimi, nëse kemi parasysh se janë bërë në një moment rritjeje stratosferike të disa çmimeve që ndikojnë - me prokurimin elektronik rriten në 15 për qind. Agjencia e Prokurimeve Publike nga data 1 janar 2009 nuk do të shpallë asnjë prokurim, në rast se ai nuk do të jetë elektronik. Ky duhet të jetë vendimi që presin nga ne shqiptarët. Të kursejmë 15 për qind nga fondi limit në prokurime, do të thotë të kursejmë në një vit minimumi 200 milion dollarë dhe më shumë. Për shkak të integritetit të procedurës dhe efekteve në luftën kundër korrupsionit, këto kursime kanë efektin e 500 milionëve. Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, Kryeministri u shpreh se kjo masë merret për të mbrojtur paratë e tyre dhe nuk ka për qëllim asnjë lloj kufizimi, përveçse transparencë të plotë në taksat e qytetarëve. Në këtë mënyrë, ne kemi një mundësi të madhe për të luftuar korrupsionin dhe së dyti, për të kursyer më shumë, çka është shumë e dobishme për vendin.

Statistika
626 ankesa ndaj operatorëve ekonomikë
274 ankesa janë nën hetim administrativ
252 ankesa janë shqyrtuar
294 raste janë mbështetur ankesat e operatorëve ekonomikë
143 raste është dhënë rekomandimi për anulimin e procedurave

Hetimet e 626 tenderave me prokurim publik
Rreth 626 procese tenderimi kanë kaluar në sitën e Avokatit të Prokurimeve pas pretendimeve të një prej firmave konkurrente për shkelje. Një inspektor nga ky institucion ka verifikuar jo vetëm procedurat e zhvillimit të tenderit por pretendimin që ka paraqitur firma konkurruese. Të gjithë dosjet kanë marrë një përgjigje pas verifikimeve përgjigja e specialistit të Avokatit të prokurimeve është bërë publike edhe në faqen zyrtare të institucionit. Mësohet se Avokati i prokurimeve ka kryer inspektime edhe në tendera ku nuk ka pasur denoncim për shkelje por ka mësuar në rrugë të tjera për dyshimet në lidhje me procedurat e ndjekura. Sipas statistikave në faqen zyrtare të avokatit të prokurimeve mësohet se gjatë vitit 2010 janë verifikuar procedurat ne 42 tendera. Ndërsa në vitin 2009 inspektorët e avokatit kanë ndjekur 455 raste. Bëhet fjalë për tendera publikë, ku pjesën me të madhe e zënë rastet e ndërtimit të rrugëve. Burime nga Avokati i Prokurime Publike bëjnë të ditur se fluksi më i madh çështjeve për verifikim shënohet në tremujorin e dytë të vitit, pasi është pikërisht kjo periudhë ky kryhen me shumë tendera. Në faqen e Avokatit të Prokurimeve Publike bien në sy ankesat e firmave pjesëmarrëse në tenderët e ndërtimit apo rikonstruktimit të rrugëve. Por edhe në tenderët për ndërtimin e HEC-ve apo ujësjellësve palët në proces tenderimi kanë ngritur pretendime menjëherë për shpalljes së firmës fituese. Firmat e që janë ankuar kanë marrë përgjigje nga inspektorët ku pasqyrohet ose mënyra e zhvillimit të tenderit ose rekomandime për zgjidhjen e çështjes.

Tenderi elektronik
Shqipëria është ndër vendet e para që vendos procedura tërësisht elektronike në të gjitha prokurimet publike, duke e konsideruar një hap shumë të rëndësishëm edhe në drejtim të luftës kundër korrupsionit në këtë fushë. Kanë qenë pikërisht shkeljet e konstatuara në procedurat e tenderëve. Agjencia e Prokurimeve Publike nuk shpall asnjë tender jashtë sistemit elektronik. Çdo autoritet kontraktues ka munduri të njihet me rezultatet e tenderit në faqen zyrtare të Agjencisë së prokurime publike. Qeveria ka premtuar se do ta mbështesë Agjencinë e Prokurimeve Publike me të gjitha fondet për të gjitha e trajnimeve dhe të bazës që kërkohet, në mënyrë që të gjitha autoritetet kontraktuese të vendit të procedojnë me prokurimet elektronike. Lufta kundër korrupsionit kërkon kirurgji radikale dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë. Agjencia e Prokurimeve Publike dhe ministritë kanë propozuar disa ndryshime në procedurën e prokurimeve nën një prag të caktuar, të cilat e thjeshtojnë dhe e shkurtojnë atë, natyrisht duke ruajtur tërësisht transparencën. Për të shmangur korrupsionit jo vetëm në sektorit publik, por është edhe në sektorin privat, ku nxisin njëri-tjetrin për tu ankuar me qëllimin e vetëm për të vonuar procedurën, edhe kur e dinë se janë tërësisht të pashpresë në ankesën e tyre duket si jep fund kjo procedurë.
Ndërkohë që komisioni parlamentar i Ekonomisë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›