vetem 9% e nxenesve me nota maksimale
02/07/2010 Publikohen rezultatet e provimit të dytë të maturës 2010, për lëndën e Matematikës.
Rreth 3288 nxënës klasifikohen mbetës, humbasin fakultetin
Shpallen rezultatet e provimit të dytë të detyruar të maturës 2010 në lëndën e Matematikës. Ministria e Arsimit ka publikuar gjatë ditës së djeshme rezultatet finale të arritura nga të gjithë pjesëmarrësit në provime. Sipas të dhënave të publikuara, rezulton se jo pak, por rreth 9 për qind e maturantëve janë klasifikuar mbetës në këtë provim. Për shkak të notave negative, këta nxënës nuk do të lejohen të vijojnë garën e konkurrimit të mëtejshëm për pranimet në universitetet publike për vitin akademik 2010-2011. Megjithatë, i ulët ka rezultuar edhe numri i maturantëve që kanë marrë vlerësimin maksimal. “Në analizë të rezultateve përfundimtare mund t’ju komunikoj se 8,88 për qind e pjesëmarrësve në provim janë vlerësuar me notën 9 dhe 10, ndërsa numri i nxënësve që nuk u vlerësuan kalues është 3288, ose 8,86 për qind e maturantëve. Korrigjimi i tyre u krye në 4 qendra kombëtare vlerësimi, përkatësisht në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër”, ka pohuar zëdhënësja e MASH-it, Albana Mustafaraj. Me dhënien e provimeve me zgjedhje dy ditë më parë, tashmë matura 2010 ka përfunduar procesin e testimit të nxënësve, teksa i hap udhë procesit të konkurrimit për universitet. Ky proces do të nisë zyrtarisht me plotësimin e formularit A2, pas datës 22 korrik, kohë në të cilën maturantët do të disponojnë të katër rezultatet e provimeve. Njëkohësisht ata janë njohur edhe me llojet e koeficientëve të shkollës së mesme dhe degës përkatëse të universitetit, çka do t’i lejojë ata të bëjnë vetë një përzgjedhje të degëve ku kanë më shumë probabilitet për t’u shpallur fitues. Rregullorja e provimeve për këtë vit ka të përcaktuar se kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në institucionet e arsimit të lartë publik vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet (dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje). Nëse një nxënës ka vlerësim kalues vetëm në njërin nga provimet e detyruara, rezultati i tij ruhet (konsiderohet i vlefshëm) edhe në vitet në vazhdim. Ky nxënës duhet të japë riprovim lëndët e detyruara në sesionin e dytë dhe, në qoftë se i merr ato, ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje vetëm në provimet e vitit të ardhshëm akademik”.
Rezultatet
37115 nxënës morën pjesë në provimin e matematikës.
8,88 për qind e maturantëve kanë marrë notat 9 dhe 10
3288 nxënës janë klasifikuar si mbetës në këtë provim