Qeveria rrit pensionet e posaçme me 4 për qind
01/07/2010 Nga vendimi përfitojnë ish-ushtarakët, minatorët, familjet e policëve të rënë etj.
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje rritjen me katër për qind të të gjitha pensioneve suplementare. Sipas vendimit të Qeverisë, nga ky vendim përfitojnë të gjithë ish-ushtarakët në pension, forcat zjarrfikëse, familjarët e policive apo ushtarakëve të tjerë të rënë në krye të detyrës, të cilët përfitojnë pension të posaçëm etj. Por nga vendimi i Qeverisë përfitojnë dhe të gjithë personat që kanë punuar në galeritë e nëntokës, pra minatorët. Të gjitha kategoritë që përfitojnë, do ta përfitojnë shtesën e rritjes së pensionit që nga data e sotme, pra 1 korrik 2010, pavarësisht hyrjes në fuqi të vendimit pas botimit në Fletoren Zyrtare. Sipas të njëjtit vendim, mësohet se fatura financiare e kësaj rritjeje shkon në 98.5 milionë lekë dhe përballohet nga fondi i kontingjencës për rritjen e pensioneve. Sipas të njëjtit vendim, nga skema e rritjes prej katër për qind përfitojnë dhe personat që marrin pension suplementar për arsye se kanë punuar pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave apo teknologjive të veçanta ushtarake, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin.