Ekspertët ushtarakë: Gërdeci u ndërtua nga ministria
12/04/2011 Ish-shefi Luan Hoxha, nuk shkeli urdhrat ushtarakë për transportin e municioneve
Demontimi në fabrikë i një shkalle të lartë rrezikshmërie
TIRANE-Ekspertët tekniko-ushtarak kanë deklaruar dje, në procesin “Gërdeci” se nuk ka pasur një rregullore për mënyrën sesi do të realizohej siguria ushtarake. Gjatë dhënies së përgjigjeve të përpiluara nga i pandehuri Luan Hoxha, me detyrë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, katër ekspertët kanë deklaruar se procesi i demontimit në fabrikën e Gërdecit ka qenë i një shkalle të lartë rrezikshmërie. “Në urdhrat e Ministrisë së Mbrojtjes së vitit 2007 përcaktohej se duhet të kishte siguri të personelit, masat që duhet të merreshin nga zjarri, kontrolli i personelit që merrej me çminimin”, kanë deklaruar ekspertët, duke shpjeguar se siguria ushtarake nënkuptonte një proces të çmilitarizimit që kryhej nën mbikëqyrjen e Forcave të Armatosura. Në lidhje me caktimin e vendit, ku do të kryhej edhe demontimi i municioneve, ekspertët kanë theksuar se Gërdeci është caktuar me urdhër të ministrit të Mbrojtjes. Ekspertët tekniko-ushtarakë kanë deklaruar në lidhje me transportin e municioneve nga depot në drejtim të Gërdecit, se nuk ka pasur shkelje të urdhrave nga ana e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha. Në lidhje me transportin e municioneve, ata janë shprehur se duhet të kishte një grafik. “Duhet të ishte miratuar një grafik nga komanda në mbështetje të subjektit MEICO. Transporti ishte miratuar nga ministri i Mbrojtjes, si dhe nuk duhej ndonjë urdhër nga shefi i Shtabit. Po ashtu, nuk ka pasur shkelje nga shefi i shtabit për vënien e mjeteve të transportit për transportim e municioneve për në Gërdec”, kanë sqaruar dje, ekspertët. Ata shpjeguan trupin gjykues të kryesuar nga Ritvan Hado se, Forcat e Armatosura nuk kanë magazinuar municione në Gërdec, por i kanë dorëzuar ndërmarrjes MEICO municione. Në fund ata shpjeguan se ndërmarrja MEICO nuk është konsideruar si ndërmarrje e Forcave të Armatosura. Në seancën e radhës pritet që katër ekspertët tekniko-ushtarak të vazhdojnë kthimin e përgjigjeve ndaj të pandehurve, si dhe mbrojtësve të tyre.