Rritja e temperaturave, fluks të sëmurësh në urgjenca

Fluks pacientësh në urgjencat e spitaleve për shkak të tempertuarave të larta dhe helmimeve nga ushqimet e pakontrolluar. Me tepër të prekur nga infektimet rezultojnë të jenë fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatëzëna për shkak të imuniteti më të dobët. Vetëm në urgjencën e pediatrisë në qëndrën spitalore univeristare “Nënë Tereza” në 24 orë ka patur 225 konsulta dhe 15 shtrime. Mjeku pediatër Bashkim Neza thotë se fëmijët kanë ardhur me temperturë të lartë dhe diarre.
Sipas bluzave të bardha, që në momentin e parë kur fëmija shfaq simptoma si kollë, temperaturë apo dhimbje barku duhet t`i drejtohen menjëherë mjekut të familjes për të mos neglizhuar asnjë rast.
Mjeku pediatër shpjegon se çdo neglizhencë me shëndetin e fëmijës mund të sjellin komplikacione më të rënda shëndetësore nëse infeksionet nuk kapen në kohë.