E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja ekonomike e Shqipërisë, FMN dhe BB bien dakord: Do jetë 1.8%

bbTiranë- Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar janë në të njëjtën gjatësi vale lidhur me rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Referuar parashikimeve të fundit, FMN-së në prill dhe Bankës Botërore në qershor thuhet se rritja e PBB-së do të jetë 1.8 për qind.

Ky vit duket se është edhe më optimist, krahasuar me çka këto institucione prestigjoze financiare kanë bërë për vitin 2011 dhe vitin 2012.

Në raportin e muajit qershor, BB-ja thotë se duhen bërë reforma dhe ulje e borxhit. “Eshtë e rëndësishme që të zbatohet një rregull fiskal që do të luajë rol kyç në ruajtjen e stabilitetit të financave shqiptare”,-tha BB-ja në raport.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›