E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët si fantazma, kërkohen nga toka e ajri, Donin të lironin Rizain

greqiGreqi- Policia greke vijon të jetë në kërkim të të arratisurve shqiptarë nga burgu i Trikalas në Greqi, me operacione që po zhvillohne nga toka dhe ajri.

Pas vrasjes së xhaxha e nip, të arratisurit në mars të këtij viti janë parë në Veri të Greqisë, shumë pranë kufirit me Shqipërinë, sipas mediave 20 minuta larg tij.

Kreu i grupit, Marian Kola cilësohet nga policia greke si fantazmë, sepse teksa kërkohet në një zonë shfaqet në pjesën tjetër të vendit.

Të shumëkërkuarit që po arratisen si nëpër filma janë Marian Kolën 36 vjeç dhe Ilir (Albert) Kupën, 28 vjeç, të cilët dje në orët e para patën një tjetër shkëmbim zjarri me policinë greke duke arritur sërish t’i shpëtojnë arrestimit.

Ministria e Brendshme mori masa të jashtëzakonshme, duke dërguar në Igumenicë forca speciale të OPKE dhe EKAM nga Athina e Selaniku. Dy helikopterë u ngritën në fluturim, ndërkohë jannë në gatishmëri forcat e pikave kufitare që lidhin Igumenicën me Sarandën dhe Janinën me Gjirokastrën. Policia e kësaj të fundit tha sot se ka zhvilluar takime me homologët grekë dhe ka marrë masa për arrestimin e shqiptarëve sapo të kalojnë kufirin. Mediat greke raportojnë këtë të shtunë se të arratisurit kishin në plan të lironin nga burgu edhe Alket Rizain.

Prej 5 ditësh shqiptarët arratisen duke grabitur makina në fshatra apo ecur në këmbë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›