Rritja ekonomike, me e larta
Pavaresisht krizes nderkombetare financiare, rritja ekonomike e Shqiperise do te jete ne nivelin 6 per qind edhe per vitin e ardhshem. Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi dje se, rritja ekonomike e Shqiperise edhe per vitin qe vjen nuk do te jete me pak se 6 per qind. "Programi i vitit 2009 eshte realist. Ne kemi programuar qe rritja ekonomike te jete ne te njejtat parametra me vitin 2008, ne nivelin 6 %, qe eshte dhe rritja me e forte ekonomike ne rajon" tha Bode. Nga ana tjeter sipas parashikimeve te FMN-se per shkak te zhvillimeve jo te favorshme ekonomike ne arenen nderkombetare rritja ekonomike ne Shqiperi, nuk do te jete me shume se 3.5-4 per qind. Institucioni nderkombetar financiar ne deklaraten e djeshme sqaroi se, integrimi i kufizuar i Shqiperise ne tregjet boterore ne kete situate siguron nje mbrojtje te rendesishme, por ekonomia nuk eshte e paprekshme. Sipas vleresimeve te Fondit, rritja e eksporteve pritet qe te ngadalesohet nga nivelet e larta te koheve te fundit, dergesat e emigranteve mund te ndikohen dhe investitoret mund te rivleresojne rreziqet. "Natyrisht, qeveria nuk mund te ndikoje ne ngjarjet e jashtme boterore, por mundet dhe duhet te ndermarre hapa shtese per te rritur besimin ne vend, pasi ne klimen aktuale politikat eshte me mire te jene me te matura se c’duhet" thuhet ne deklaraten e Fondit. Sipas institucionit Financiar Nderkombetar, kjo do t’i mundesonte Shqiperise ta kalonte furtunen e ketyre koheve te turbullta dhe perseri te regjistronte nje rritje ekonomike domethenese midis 3.5 deri 4 per qind ne vitin 2009, me nje inflacion te ulet dhe me nje pozicion te permiresuar te llogarise korrente. Per vitin 2008, misioni keshillon nje rishperndarje te shpejte te shpenzimeve per te siguruar qe sektoreve prioritare, po i kushtohet rendesia e nevojshme dhe njekohesisht qe deficiti, te kufizohet ne 5.2 per qind te PBB-se. Ne te ardhmen, misioni rekomandon qe te ruhet deficiti ne vitin 2009 nen 4 per qind te PBB-se. B.H.