E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontributet e sigurimeve, ulen ne 1 maj

Qeveria dhe Fondi ka gjetur nje zgjidhje te ndermjetme per uljen e kontributit te sigurimeve shoqerore per biznesin. Qeveria kishte planifikuar uljen e kontributeve te sigurimeve per punedhenesit ne janar te 2009, ndersa FMN kur te behet reforma e pensioneve. Por gjate vizites se fundit te misionit duket se, taksa e kontributeve do te ulet me 1 maj te 2009. Kete e konfirmoi edhe ministri i Financave Ridvan Bode. E nxitur per te ulur informalitetin ne tregun e punes, qeveria parashikon te ule masen e kontributit per sigurimet shoqerore ne 25 % per sipermarresit. Ministri Bode, i cili pohoi se eshte duke u punuar per akte ligjore, te cilat kane si qellim per te nxjerre nga informaliteti kete kategori biznesi. Ulja e kontributeve eshte e fundit takse qe zbret ne nivelin 50 % nga ato qe kane qene mbi biznesin, tha Bode. Kjo ka qene nje mase jo vetem e nxitur nga nevoja per te luftuar informalitetin ne tregun e punes, por edhe nga analiza qe ne i beme sistemit tone fiskal me ato te vendeve te tjera qe kane barre me te ulet fiskale. Sic eshte konsultuar dhe nga raporti i FMN-se, deshmon qe barra jone fiskale ka ulur informalitetin, ka zgjeruar numrin e kontribuuesve dhe ka dhene efekte me pozitive krahasuar me ate te meparshmin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›