E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja ekonomike ndan qeverine me FMN

Shifra e rritjes ekonomike ne vitin 2011 mbi te cilen perllogariten te gjithe treguesit buxhetore ka qene pika e ndarjes se qeverise me misionin e Fondit Monetar Nderkombetar. Ndersa fondi kerkon qe buxheti te perllogaritet mbi nje rritje 3.5 per qind qeveria eshte per nje projekt nxites.

Ekonomia eshte duke u forcuar dhe rritja ekonomike eshte parashikuar me nje norme solide prej rreth 3 per qind kete vit dhe 3.5 per qind vitin e ardhshem tha Gervin Bell shef i misionit te FMN per Shqiperine.

Pertej diferencave per pritshmerite une mund tiu them se skenari i prezantuar nga qeveria dhe qe diskutuam me fondin monetar nuk nje skenar konservativ por eshte nje skenar nxites per ekonomine i mundshem per tu realizuar duke respektuar te gjitha paramterat tashme te vendosur deklaroi Ritvan Bode minister i Financave.

Per misionin e Fondit Monetar Nderkombetar vetem nje buxhet konservativ me rritje te ardhurash 6 per qind dhe deficit jo me shume se 200 milion euro do te mundesoje uljen e borxhit publik qe sipas FMN eshte ne nivel te larte.

Ne vitet e fundit borxhi publik eshte rritur nga 54 per qind e PBB ne aktualisht afer nivelit te 60 per qind te PBB. Ky eshte nje nivel mjaft i larte duke e krahasuar me vende te tjera ne rajon apo me ekonomi te tjera ne zhvillim. Pra ulja e borxhit publik eshte nje prioritet kryesor per te ulur rreziqet nga destabiliteti makroekonomik tha Bell.

Por duket se qendrimi i FMN nuk ka kaluar pa lene shenje ne qendrimin e qeverise. Vec premtimit per rishikim te buxhetit ne mes te vitit kreu i financave flet per rritje modeste ne paga e pensione. Shifrat jane ato qe ne kemi deklaruar pak a shume me perpara. Une mendoj qe duhet te jete nje politike me e matur. Jemi vendi qe kemi faturen sociale me te larte ne rajon u shpreh Bode.

Vitin qe vjen qeveria planifikon rritje te shifres se investimeve publike. Nderkohe prerja e eurobondit te pare shqiptar vleresohet nga te gjithe palet si hap pozitiv.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›