E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujqit e uritur mesyjne qytetin e Kukesit

Nje lukuni ujqish te uritur mesyne qytetin e Kukesit. Lukunia e ujqve ka sulmuar dje ne mesdite nje tufe
dhensh ne periferi te qytetit.

Kafshet e vrara jane shetitur neper Kukes, te hedhura mbi kabinen e nje makine dhe pastaj jane rrjepur per t’u marre lekuren. Banoret tregojne se ne fshatra ka nje shtim te ujqve, madje javen e fundit demet kane qene te medha.

Te vjetrit tregojne se lukuni te tilla ujqish ishin pare vetem aty nga vitet ‘70 te shekullit te shkuar. Shtimi i ujqve dhe kafsheve te tjera te egra i atribuohet dimrave te bute, ndersa keqesimi i motit javen e fundit ka bere qe kafshet grabitqare te zbresin nga malet ku ka munguar ushqimi.

Ne zonat e banuara, ata sulmojne tufat e dhive diten kur shkojne ne uje, dhe vathat e dhenve gjate nates.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›