E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flota amerikane: Bllokimi i Hormuzit nuk do të tolerohet

Zv/Presidenti iranian, Mohammad Reza Rahimi, paralajmëroi se nëse sanksionet zgjerohen, “nëpërmjet ngushticës së Hormuzit nuk do të kalojë asnjë pikë nafte”. Shefi i flotës së Iranit, Admiral Habibollah Sayari, tha më pas se mbyllja e ngushticës është shumë e lehtë.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e SHBA-ve. Flota e Pestë Amerikane, në një përgjigjeje të shkruar për “Reuters”-in, tha se “rrjedhja e lirë e mallrave dhe shërbimeve përmes Ngushticës së Hormuzit është jetësore për prosperitetin global dhe rajonal...Çdocili që kërcënon të pengojë lirinë e lundrimit në një ngushticë ndërkombëtare është jashtë komunitetit të kombeve; dhe një pengim i tillë nuk do tolerohet”.

I pyetur nëse flota në bazën e Bahreinit po ndërmerrte ndonjë hap specifik në kundërpërgjigje të kërcënimit, zëdhënësi tha se flota “përbën një prani të fuqishme në rajon kundër aktiviteteve destabilizuese”, por nuk dha detaje të tjera. 

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë ujore strategjike mes Gjirit të Omanit në Juglindje dhe Gjirit Persik në anën tjetër.  Në bregun verior ndodhet Irani teksa në jug Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Musandami, një enklavë e Omanit.

Ngushtica në pikën më të ngushtë është 54 kilometra e gjerë. Kjo është rrugëdalja e vetme për në oqean e naftës që eksportohet nga Gjiri Persik. Mesatarisht çdo ditë lundrojnë 13 supertankerë me 15.5 milionë fuqi nafte. Kjo, përfaqëson 33% të të gjithë dërgesave të naftës në botë nëpërmjet ujit, dhe 17 % të të gjitha dërgesave të naftës së botës.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-28 18:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›