E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritje e ndjenjës antigreke

Një vrasje në Himarë kohët e fundit dhe vala e përkrahjes që u tregua për vrasësin, po na tregon ne grekëve se ndjenja antigreke po fermentohet në mënyrë të rrezikshme në vendin fqinj. Vrasësi ishte një shqiptar 24 vjeç dhe viktima, i cili ishte punëdhënësi tij, ishte minoritar. Motivi ishte financiar dhe policia e arrestoi djaloshin, duke zbuluar të gjitha detajet e tmerrshme të krimit. Megjithatë, ajo që ndodhi më tej, është shokuese. Brenda pak ditëve, blog-et lavdëronin të riun shqiptar për vrasjen e një greku. Forumet e hapura të gazetave kryesore, të cilat i mundësojnë lexuesit çdo ditë të thonë fjalën e tyre, ishin të mbushur me urrejtje. Një lexues shkruante: “Secili nga ne duhet të vrasë një grek.” Një tjetër: “Kush vret kryebashkiakun grek të Himarës, do të ishte Gjergj Kastrioti i Ri”, ndërsa një tjetër: “I vetmi grek i mirë, është një grek i vdekur”. Viktima, sipas këtyre blog-ërve, ishte fajtor që në nisje. Në venat e tij rridhte gjak grek dhe prandaj duhet të ketë qenë punëdhënës i keq dhe, për t’i bërë punët më keq, ai ishte i afërm i kryebashkiakut të Himarës, një figurë kontroversale që është sulmuar nga nacionalistët shqiptarë. Një lexues shkruante se 24-vjeçari ishte tërësisht i justifikuar për veprimet e tij dhe jo vetëm që nuk duhej të dënohej, por i duhej vendosur fotoja përkrah heronjve të kombit. A janë këto vetëm mendime të një grupi të vogël fanatikësh? Jo. Fatkeqësisht, duket se kjo është një tendencë në rritje. Një nga shembujt më goditës që shfaqi të njëjtin nivel urrejtjeje ndaj grekëve ishte kur një djalosh shqiptar mori peng një autobus në Selanik dhe u vra nga policia shqiptare, së bashku me pengun grek dhe atij iu kushtua një elegji. Kënga thotë se ai u rebelua i vetëm kundër racistëve grekë. Ndjenja antigreke është një fenomen në rritje në Shqipëri, edhe pse të dy vendet gëzojnë marrëdhënie bilaterale të mira në nivel politik, ndërsa në Greqi ka qindra-mijëra shqiptarë e në Shqipëri ka një pakicë minoritare greke. Vala e përkrahjes për njeriun që vrau një grek është një shenjë tjetër e shprehjes së ndjenjës që po fiton. Pjesërisht për ndjenjat antigreke duhet fajësuar Greqia, por ajo që është shqetësuese është fakti se në Shqipëri duket se nuk reagon kush ndaj saj. Kjo, padyshim, është një situatë e ngjashme me Greqinë e disa viteve më parë, kur një pjesë e madhe e shoqërisë ishte indiferente ndaj persekutimit të shqiptarëve, duke besuar se ata ishin përgjegjës për rritjen e shkallës së krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›