Tiranë, zjarr pranë kodrave të Liqenit Artificial

Një zjarr masiv ka përfshsirë kodrat e liqenit të thatë në Tiranë. Zjarri i cili ka nisur rreth orës 12:00 ka vazhduar për disa orë,ka djegur disa hektarë ullishte dhe dru frutorë. Intensiteti i flakëve ka qënë i madh për rreth një orë ku gjatë kësaj kohe nuk është parë asnjë mjet zjarrëfikës që do të bënte të mundur fikjen e flakëve.
Nga banorët e zonës të cilët bënin fikjen e flakëve me mjete rrethanore thanë se ky zjarr mund të ketë qënë i qëllimshëm pasi në këtë zonë është parë të lëvizë një njeri që ata nuk kanë mundur ta identifikojnë. Vatrat e zjarrit u përhapën në mënyrë të shpejtë duke qënë se ato favorizoheshin edhe nga era dhe terreni i vështirë, pasi nuk kishte rrugë nga të hynte mjeti me ujë. Në vendgjarje kanë mbërritur më vonë policia dhe disa punonjës të zjarrëfikësve.
Policia ka nisur hetimet për zjarrëvënie të qëllimshme dhe pritet të identifikohet autori. Ndërsa punonjësit e zjarrëfikses kanë vazhduar luftën me flakët dhe vetëm pas një ore një botë i zjarrëfikësve është parë në zonë duke ndihmuar disi në neutralizimin e flakëve.
Dëmi mendohet të jetë disa milona lekë pasi u dogjën rreth 5 hektarë ullishte. Kjo zonë është hera e dytë që digjet brenda një periudhe të shkurtër,ku edhe herën e parë dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.