Rritje të pagave referuese në sektorin privat
Autori i Lajmit: Redaksia
Pas rritjes së pagave dhe pensioneve më 1 korrik të këtij viti, pritet që qeveria të rrisë edhe pagat referuese në sektorin privat. Sipas ekonomistëve kjo shihet si një mënyrë e re për të gjeneruar më shumë para në buxhetin e shtetit. Nga ana e tij edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka sugjeruar që qeveria shqiptare të mos rrisë pagat, por ti indeksojë ato.
Pagat dhe pensionet
Megjithatë edhe pse muajt e parë të vitit nuk rezultuan të mbarë në mbledhjen e të ardhurave në masën e planifikuar, për shkak të efekteve që vijon të japë kriza ekonomike, qeveria duket e vendosur të rrisë pagat dhe pensionet. Sipas buxhetit të këtij viti është parashikuar që, pagat do të rriten nga 4-10 %, në mënyrë të diferencuar, ndërsa pensionet nga 7-10 %. Por në një kohë që inflacioni mbetet në kufijtë e 4 %, rritja e tyre duket se do të jetë e papërfillshme. Nga ana tjetër, ky objektiv do ti kushtojë shtrenjtë qeverisë, pasi për ta realizuar do ti duhet të shkurtojë një sërë shpenzimesh të tjera, përfshirë këtu edhe investimet publike, pasi mbledhja e të ardhurave nuk e garanton. Rritja
Deputeti i mazhorancës Sherefedin Shehu është shprehur dje në media, se rritja e pagave dhe pensioneve duhet bërë pasi është e vërtetuar se ajo shërben si një motor për ekonominë. Mbi të gjitha, sipas tij fondi që nevojitet për këtë zë shpenzimesh nuk krijon të ashtuquajtura turbulenca ekonomike. Por, për Shehun, nga muaji mars e në vazhdim të ardhurat kanë nisur të mblidhen në nivelin e parashikuar. Sipas të dhënave zyrtare deri tani është shkurtuar buxheti i çdo ministrie me të paktën 20%. Ekspertët e ekonomisë janë të mendimit se premtimi për rritje është më shumë një propagandë që fsheh pas truqe ekonomike.
Pagat referuese
Sipas Zef Preçit, ekonomist, qeveria pas rritjes së pagave do të rrisë edhe pagat referuese në sektorin privat, çka do të thotë një mënyrë e re për të gjeneruar më shumë para në buxhetin e shtetit. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka sugjeruar që qeveria shqiptare të mos rrisë pagat, por ti indeksojë ato. Kjo masë është propozuar për të shmangur risqet në buxhet. Gjatë 2009-s qeveria rriti pagat dhe pensionet 2 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, në një kohë që arka e shtetit po përballej me rënie të të ardhurave. Ky fakt solli më pas nevojën për të korrigjuar shifrat e buxhetit të vitit 2009 por edhe atij të vitit 2010. Nga ana tjetër edhe ngrirja e procesit të eurobondit për shkak të krizës greke e ka bërë edhe më të vështirë premtimin për rritjen e pagave nga data 1 korrik 2010.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010