Studentët, katër fakultete të reja për Informatikë
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Studentët do të kenë mundësi të ndjekin studimet edhe në katër fakultete të reja në fushën e Teknologjisë Informatike. Vendimi për çeljen e degëve të reja universitare u mor dje në mbledhjen e radhës së Qeverisë. “Është një vendim shumë i rëndësishëm. Një ndihmë konkrete për të ecur me shpejtësi drejt një Shqipërie dixhitale dhe si një domosdoshmëri për tju përgjigjur urisë së madhe që ka tregu në këtë fushë,” tha dje kryeministri Berisha. Për më tepër kreu i qeverisë u shpreh se vendimi për të përgjysmuar TVSH-në në arsimin privat, është një vendim i rëndësishëm dhe se qeveria nuk do të resht së krijuari të gjitha lehtësirat e tjera ekonomike për të nxitur me çdo çmim zhvillimin e shpejtë të këtij sektori. Ndër të tjera Berisha kërkoi shumëfishimin e numrit të studentëve në fakultetet e reja që do të hapen për Teknologjinë Informatike. Gjithashtu, kryeministri kërkoi nga Ministria e Arsimit që të procedohet edhe me shkollat e mesme profesionale, me drejtim teknologjinë e Informacionit, duke sjellë si shembull shkollën e mesme “Maringer” në Shkodër. Kreu i qeverisë urdhëroi Ministrinë e Arsimit dhe rektorët që të ulen dhe të nisin menjëherë puna për hartimin e kurrikulës më të mirë të mundshme në këtë fushë. “Reforma duhet të fillojë me kurikulën e këtyre fakulteteve. Ne mund të kërkojmë që ky kurrikul të jetë i njëjtë për shkollat publike dhe private të vendit. Rektorët, ministria të ulen së bashku me ta dhe të nisë menjëherë puna për kurrikulin më të mirë të mundshëm në këtë fushë,” tha dje Berisha. Ndër të tjera, kryeministri theksoi se është shumë e domosdoshme që fakulteteve të reja që krijohen tu vihen në dispozicion të gjitha fondet, për laboratorët, kabinetet që atyre u nevojiten, për të zhvilluar, në këtë mënyrë, veprimtarinë e tyre normale. "Fakultetet duhet të orientohen për prodhimin e softeve dhe programeve kompjuterike. Ne duhet të krijojmë qytetin e ICT-së në një nga zonat përreth kryeqytetit. Ndaj duhet të diskutohet me kryetarët e komunave që të krijojmë me përparësi të gjitha lehtësirat për qytezën e ICT-së", shtoi më tej kryeministri. Duke siguruar se qeveria do të bëjë çdo gjë për cilësinë e këtyre fakulteteve, kryeministri kërkoi që "në rast se u nevojiten, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit të mos ngurojë të kontraktojë ekspertë dhe profesorë të huaj”.
Studentët shqiptarë
Bursë për studime pasuniversitare në Japoni
Qeveria japoneze, në kuadër të “Programit të Bursave”, ofron 1 (një) bursë për studime pasuniversitare kërkimore në një nga universitetet e Japonisë në fushën e kërkimit, për vitet akademike 2011-2013 (prill 2011-mars 2013). Aplikantët duhet të jenë nën moshën 35 vjeç dhe të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Programi i studimit për të cilin do të aplikohet duhet të jetë i njëjtë, ose i lidhur me degën në të cilën aplikanti ka mbaruar studimet. Fushat e studimit për këtë program bursash përcaktohen si më poshtë;
1. Në shkencat shoqërore dhe humanitare: Letërsi, histori, estetikë, drejtësi, shkenca politike, ekonomik, tregti, pedagogji, psikologji, sociologji, muzikë, artet e bukura.
2. Në shkencat natyrore: Shkenca të pastra ekzakte, inxhinieri, bujqësi, peshkim, mjekësi, stomatologji, ekonomik etj.
Aplikantët e interesuar për këtë bursë të paraqiten pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për një informacion më të hollësishëm lidhur me llojin e bursës që ofrohet, mënyrën e plotësimit të formularit të aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit, si dhe për të tërhequr formularët. Informacioni përkatës për këtë bursë gjendet edhe në adresën e mëposhtme të internetit: ëëë.studyjapan.go.jp/en/toj/toj0307e.htlm+#3; Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është data 28 Maj 2010.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010