Botohet libri Coco Chanel legjenda dhe Jeta

Coco Chanel ishte nje nga emrat me te medhenj te te gjitha kohreva ne moden franceze. Ajo vdiq ne vitin 1971 ne moshen 87 vjecare. Jeta e saj e ngjashme me nje perralle ka frymezuar filma dhe ekranizime te ndryshme. Edhe per autoret e librave historia e jetes se saj ka qene terheqese. Coco Chanel legjenda dhe jeta eshte libri i fundit qe eksploron ate qe autorja e quan sekreti i Chanelit.
Gabriela ishte emri qe iu vendos Chanelit.
Ajo ishte femije i jashteligjshem. Babai i saj nuk ishte i pranishem gjate rritjes se saj. Nuk ishte shume i pergjegjshem.
Shkrimtarja e modes Xhastin Pikardie ka shkruar librin Coco Chanel legjenda dhe jeta libri i fundit per stilisten e famshme. Ndonese i ati i Chanelit mungoi ne jeten e saj ai pati nje ndikim te madh tek ajo.
Babai i saj ishte nje tregetar ambulant i cili ishte tere kohen ne levizje. Ai shiste kopsa dhe fjongo elemente qe ju mund ti gjeni ne stilimet e Chanelit.
Kur ajo ishte 11 vjece nena e saj vdiq. Babai e futi ne nje jetimore ku ajo mesoi te qepte.
Ajo mesoi atje elementet qe do ta benin ate stiliste te famshme. Mesoi te kombinonte ngjyrat e erreta me ato me drite te bardhen e te zezen. Perlat qe jane shume te pranishme ne stilin e Chanelit te sjellin ne mendje rruzaret sferike te cilat murgeshat i vendosin rreth belit te tyre.
Chanel mbasi u largua nga jetimoreja nisi te kendonte neper kabare. Me parate qe i dha nje i dashuri i saj ajo nisi tregetimin e kapeleve ne Paris. Pikardie thote se klientet donin rrobat qe vishte ajo dhe donin te njejtat gjera si ajo.
Ne ate kohe grate vishinin korse. Ato vishnin rroba te ngushta qe nuk i linin te merrnin fryme te ecnin normalisht te vraponin...Channel i hoqi veshjet me korse dhe futi veshjet me ngjyra te hapura.
Chanel prezantoi stilin e shekullit te 20-te nje veshje te vogel te zeze.
Duke marre intervista nga te njohurit e hershem te saj te afermit dhe punonjes ste saj si Karl Lageferd drejtori krijues i Chanelit Pikardie thote se ajo kishte aftesine qe te kthehej ne nje njeri te thjeshte.
Ajo ishte shume kontradiktore kishte peroiudha qe ishte shume e palumtur dhe shume e vetmuar. Ka patur edhe periudha te mbushura me gezim dhe argetim ne jeten e saj. Por mendoj se braktisja qe nisi qe me te jatin kthehej here pas here. Dhe ne fund te jetes ndonese kishte miq te afert ajo vdiq vetem.
Pikardi hedh drite ne bashkepunimin qe Chanel pati gjate luftes se dyte boterore me pushtuesit gjermane ne Paris.
Ajo u lidh me nje gjerman gjate luftes se dyte boterore ne Paris. Ai ishte agjent i dyfisht qe punote edhe per britaniket edhe per gjermanet.
Kjo eshte dicka qe dihej.
Suzi Menkes eshte editore mode per gazeten Nderkombetare Herald Tribun.
Pati njerez te mrekullueshem qe ndihmuan por pati edhe bashkepunetor me nazizmit dhe eshte e qarte se Coco Channel ishte bashkepunetore. Por vet kompania e saj per 40 vjet eshte drejtuar nga nje familje hebreje... Nuk mendoj se ky fakt ka ndikuar tek njerezit.
Por kjo u perdor kunder Chanelit kur ajo u rikthye ne Paris ne vitin 1954 nga azili i vetvendosur prej saj- thote Pikard.
Shtypi i modes ne France pati kritika te ashpra ndoshta per ta ndeshkuar ate. Ajo paraqiti ne koleksion brilant xhaketat me stof me cerka trikot xhaket dhe kostumet e buta.
Ne vite 1950-60 Chanel ishte ne krye te modes.
Ajo vishte kedo nga Brixhid Bardo Jane Fonda Elizabeth Taylor dhe Merlin Monroe. Tek ajo vishej edhe Xheki Kenedi.
Editorja e modes Suzi Menkes thote
Sekreti i Chanelit eshte pastertia moderniteti shenjimi i germes C dhe ndonje here duket tejet dinamike moderne. Emri i saj vazhdon te menaxhohet shume mire edhe pas vdekjes se saj. Karl Lagerfeld vazhdon ne gjurmet e saj.
Menkes thote se kjo eshte arsyeja qe Chanel mbetet ikone e modes. Stilistja e madhe eshte kthyer ne nje frymezim per emrin e saj.